BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

U arrestua polici i përfshirë në vrasjen e Xhorxh Fllojdit

- Polici i cili me gju e ngulfati afroamerikanin Xhorxh Fllojd, i shtrirë dhe me pranga, pas çka ai ndërroi jetë në vend, është arrestuar, informoi sot Si-En-En. 

Uashington, 29 maj 2020 (MIA) – Polici i cili me gju e ngulfati afroamerikanin Xhorxh Fllojd, i shtrirë dhe me pranga, pas çka ai ndërroi jetë në vend, është arrestuar, informoi sot Si-En-En.

Arrestimi i policit u bë pesë ditë pas vrasjes së Fllojd.

Gjatë 48 orëve të fundit disa pjesë të Mineapolisit jugor kaluan 48 orë anarki. Janë djegur dhe vandalizuar shumë shitore dhe objekte, dje ishte djegur edhe stacioni i policisë. Protestuesit sot në disa vende përdornin edhe koktej molotovi, përderisa mijëra qytetarë të zemëruar brohorisnin, grabisnin shitore dhe dogjën shumë automobila dhe objekte në qytet.

Në ndihmë policisë në Mineapolis sot i erdhi edhe Garda Kombëtare e SHBA-së.

Pas arrestimit të policit Derek Çavin, protestuesit dhe grupet e qytetarëve kërkojnë mbajtjen edhe të tre nëpunësve të tjerë të cilët e siguronin vendin dhe nuk bënë asgjë që të pengohej vrasja.

Autoritetet në Mineapolis deklaruan se gjykimi i Çavinit do të jetë “i shpejtë dhe i drejtë”.

Mbajtja dhe vrasja e afroamerikanit Xhorxh Fllojd është dokumentuar me kamerë.

Njerëzit të cilët xhironin protestojnë që polici ta hiqte gjurin nga qafa e të shtririt që mbahej, sepse ky mund të ngulfatej. Në pozitë të tillë, me qafë të shtypur, polici me njërin gju e mban atë më shumë se shtatë minuta. Nga xhirimi shihet dhe dëgjohet se si Fllojd, i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, kërkon ndihmë dhe përsërit se nuk mund të merr frymë.

Xhorxh Fllojd (46) pas disa minutave ndërroi jetë.

Bashkësia afroamerikane në këtë qytet dhe përgjatë gjithë SHBA-së është e tmerruar nga kjo sjellje e policisë.

Sot protestat kishte edhe në qytete të tjera si Nju-Jork, ku policia u përlesh me turmën prej më shumë se një mijë persona në sheshin Junion. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close