BallkanBallkan.Portal

Turqia propozon kontroll më të fuqishëm mbi rrjetet sociale

Partia e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dorëzoi sot një projekt ligj në Parlament, i cili parashikon kontroll më të fortë mbi rrjetet sociale.

Ankara, 21 korrik 2020 (MIA) – Partia e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dorëzoi sot një projekt ligj në Parlament, i cili parashikon kontroll më të fortë mbi rrjetet sociale.

Rrjetet kryesore sociale si Tuiter dhe Fejsbuk  do të duhet të kenë një përfaqësues në Turqi, përndryshe qasja e tyre do të zvogëlohet, thuhet në tekst.

Rrjetet sociale gjithashtu do të duhet të zbatojnë urdhrat e gjykatës turke për të hequr përmbajtje të caktuar në afat prej 24 orëve, ndërsa janë parashikuar edhe dënime të ashpra në rast të mosrespektimit të urdhrave të gjykatës.

Projekt-ligji është i orientuar drejt rrjeteve sociale me më shumë se një milion lidhje në ditë. Ata gjithashtu duhet t’i ruajnë të dhënat për përdoruesit turq të serverëve në Turqi.

Qëllimi i ligjit është të “ndalojë fyerjet dhe ngacmimet” përmes Internetit”, tha Ozlem Zengin, anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, në një konferencë shtypi.

Në fillim të korrikut, presidenti turk bëri thirrje për “vendosje të rregullit” në mediat sociale pasi vajza dhe dhëndri i tij u fyen në Tuiter.

Sipas “raportit të fundit të transparencës” në Tuiter, në gjysmën e parë të vitit 2019, Turqia është në krye të vendeve që kërkuan heqjen e përmbajtjes nga ai rrjet social me më shumë se 6000 kërkesa. mb

Таг
Back to top button
Close
Close