BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Turqia prej sot e heq ndalesën për Uikipedian

- Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese turke, prej sot duhet të hiqet ndalesa për Uikipedian në këtë vend. Gjykata para një kohe të caktuar vendosi se bllokimi i enciklopedisë së internetit në Turqi, i cili, zgjat tashmë dy vite, paraqet shkeljen e lirisë së shprehjes.

Ankara, 15 janar 2020 (MIA) – Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese turke, prej sot duhet të hiqet ndalesa për Uikipedian në këtë vend. Gjykata para një kohe të caktuar vendosi se bllokimi i enciklopedisë së internetit në Turqi, i cili, zgjat tashmë dy vite, paraqet shkeljen e lirisë së shprehjes.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në Gazetën Zyrtare, e hap rrugën për heqjen e ndalesës të vendosur në prill të vitit 2017, për shkak të një artikulli në Uikipedia me të cilin Turqia lidhej me organizata terroriste.

Qasja deri te faqet e Uikipedias do të mundësohet pasi aktgjykimi, që ishte sjellë me dhjetë vota “për” dhe gjashtë “kundër” i gjykatësve kushtetues edhe zyrtarisht do të ndiqet në Agjencisë për Mbikëqyrje ndaj Telekomunikimeve.

Heqjen e ndalesës nga Gjykata Kushtetuese e kërkoi Fondacioni Uikipedia, organizata jofitimprurëse e cila mban faqe me enciklopedi onlajn. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close