BallkanBallkan.Portal

Turqia e paralajmëron Evropën për një valë të re të refugjatëve

Evropa mund të përballet me një valë të re të refugjatëve nëse nuk u kushton vëmendje paralajmërimeve të Turqisë për gjendjen në provincën siriane Idlib, deklaroi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) Omer Çelik, transmetoi Anadollu.

Ankara, 5 shkurt 2020 (MIA) – Evropa mund të përballet me një valë të re të refugjatëve nëse nuk u kushton vëmendje paralajmërimeve të Turqisë për gjendjen në provincën siriane Idlib, deklaroi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) Omer Çelik, transmetoi Anadollu.

“Nëse nuk merren parasysh paralajmërimet e Turqisë,  zhvendosja e refugjatëve në një masë më të madhe do të ndikojë në Evropë”, tha Çeliku.

Gjashtë ushtarë turq u vranë të hënën në Idlib nga forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia.

Siç transmetojnë agjencitë botërore, kjo konsiderohet si një sfidë e madhe për marrëveshjen për deeskalim të vitit 2019.

Sulmet e presidentit sirian Bashar aë Asad kanë detyruar rreth 40.000 civilë t’i braktisin shtëpitë e veta në Idlib gjatë disa ditëve të fundit.

Таг
Back to top button
Close
Close