BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Turqia dhe Rusia arritën marrëveshje për Idlibin (PLT)

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disaorëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane Idlib, bëri të ditur sonte gazeta turke “Sabah”.

Moskë, 5 mars 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disaorëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane Idlib, bëri të ditur sonte gazeta turke “Sabah”.

Erdogani pas takimit theksoi se është dakorduar armëpushimi të fillojë prej sot në mesnatë.

“Marrëdhëniet e afërta personale mes liderëve të Federatës ruse dhe Turqisë na mundësojnë të gjejmë qasje të përbashkët për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare”, deklaroi Putin, cituar nga TASS. Ai shton se bisedimet për Sirinë kanë përfunduar në drejtim pozitiv.

Putini theksoi se “Rusia dhe Turqia kanë gjetur zgjidhje të pranueshme për problemin në Idlibin sirian”.

“Moska dhe Ankaraja dakorduan dokument për rregullim të përbashkët të situatës në Siri”, ka thënë presidenti rus.

Ai pret se “marrëveshja në takimin ruso-turk të krerëve në Moskë duhet t’i japë fund vuajtjes së civilë në Siri”.

“Negociatat me Erdoganin nuk ishin të lehta, por përfunduan pozitivisht”, shtoi Putin.

Delegacioni turk dhe rus zbatuan negociata diplomatike për ndërprerje potenciale të zjarrit në pjesën veriore të Sirisë.

Takimi është mbajtur në kushte të tensioneve të rritura në pjesën veriore të Sirisë, provincën Idlib. Takimi gati treorësh mes dy presidentëve u përcoll me takim mes delegacioneve, që gjithsej zgjati rreth gjashtë orë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close