BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Turqi: Të paktën 21 të vdekur dhe mbi 1.000 të lënduar nga tërmeti (PLT)

Të paktën 21 persona e humbën jetën, ndërsa 1.030 u lënduan është bilanci i deritanishëm i tërmetit me fuqi prej 6,8 ballësh në Turqinë Lindore.

Ankara, 25 janar 2020 (MIA) – Të paktën 21 persona e humbën jetën, ndërsa 1.030 u lënduan është bilanci i deritanishëm i tërmetit me fuqi prej 6,8 ballësh në Turqinë Lindore.

Së paku 17 viktima janë vetëm në qytetin Elazig dhe katër në rajonin fqinj Malatia, thuhet në kumtesën e autoriteteve. Ata theksojnë se pas dridhjes së parë janë regjistruar edhe 228 dridhje të tjera, prej të cilave më të fuqishme janë 5,4 dhe 5,1 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Së paku tetë persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, janë shpëtuar nga rrënojat në Elazig, njofton Si-En-En Turk.

Të paktën pesë ndërtesa në qytetin Sivirxhe (afër epiqendrës) janë rrënuar dhe 25 në Malatia.

Qindra objekte janë dëmtuar ose janë të pasigurta, njofton ministri i Mjedisit Jetësor dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum.

Sipas Shërbimit për ndihmë gjatë katastrofave dhe krizave, 28 ekipe shpëtimi janë duke punuar ditë e natë. Mbi 1.300 persona prej 39 qarqeve në Turqi janë dërguar atje për të ndihmuar. shk/

Back to top button
Close
Close