0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Turqi: Konfirmohet rasti i parë i të infektuarit me koronavirusin e ri

Rasti i parë i të infektuarit me koronavirusin e ri u konfirmua në Turqi. Bëhet fjalë për person, i cili u kthye nga Evropa, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha.

Ankara, 11 mars 2020 (MIA) – Rasti i parë i të infektuarit me koronavirusin e ri u konfirmua në Turqi. Bëhet fjalë për person, i cili u kthye nga Evropa, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha.

Ai nuk dha më shumë hollësira për pacientin, as nuk zbuloi nga cili vend ka udhëtuar që ta mbrojë privatësinë e tij.

Koxha tha se pacienti është në izolim dhe se anëtarët e familjes së tij dhe njerëzit tjerë që kanë qenë në kontakt me të, janë në karantinë. bsh/

Back to top button
Close
Close