BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Turqi: Janë proceduar mbi gjysmë milionë të dyshuar për ndërlidhje me organizatën e Gylenit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë dhe zëdhënës i Ministrisë, Ismail Çatakli kumtoi se institucionet turke kanë zbatuar hetim për 511.646 persona, të cilët dyshohen për ndërlidhje me organizatën e Fetullah Gylenit.

Ankara, 4 mars 2019 (MIA) – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë dhe zëdhënës i Ministrisë, Ismail Çatakli kumtoi se institucionet turke kanë zbatuar hetim për 511.646 persona, të cilët dyshohen për ndërlidhje me organizatën e Fetullah Gylenit.

Çatakli informoi se nga 15 korriku i vitit 2016 zhvillohen hetime të hollësishme për elementet e, siç tha, organizatës terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për tentativën për grusht-shtet në vend.

“Në paraburgim edhe më tej ndodhen 30.709 të dyshuar”, theksoi Çatakli.

Ai informoi se me hetimin janë zbuluar edhe 4.676 shfrytëzues të rinj të aplikacionit “Bajllok”, të cilën ithtarët e Gylenit e kanë shfrytëzuar për komunikim sekret mes anëtarësisë.

“Deri më tani janë zbuluar gjithsej 95.310 shfrytëzues të “Bajllok”. Janë proceduar 79,337 persona”, tha Çatakli.

Lëvizja e klerikut islamik Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste-FETO. Turqia konsideron se ai është përgjegjës për grusht-shtetin më 15 korrikut të vitit 2016.

Gjatë tentativës për grusht-shtet në Turqi kanë humbur jetën 251 persona, ndërsa rreth 2.200 janë lënduar. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close