BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Turqi: Arrestime të reja për shkak të lidhjes me Gjylenin

Prokuroria Shtetërore turke kumtoi sot se është urdhëruar arrestimi i 295 pjesëtarëve aktivë të armatës, për shkak dyshimit për lidhje me predikuesin islamik, Fetullah Gjylen.

Ankara, 22 shkurt 2019 (MIA) – Prokuroria Shtetërore turke kumtoi sot se është urdhëruar arrestimi i 295 pjesëtarëve aktivë të armatës, për shkak dyshimit për lidhje me predikuesin islamik, Fetullah Gjylen.

Gjylen, i cili është në egzil në SHBA, autoritetet në Ankara e vlerësojnë si organizator të grusht shtetit të pasuksesshëm kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan të kryer në qershor të vitit 2016.

Në mesin e personelit ushtarak, i cili ballafaqohet me arrestim, janë tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë oficerë. Pothuajse gjysma e të dyshuarve janë të ushtrisë tokësore ndërsa të tjerët nga marina dhe forcat ajrore. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close