0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Turistët nga Rumania të parët sipas rasteve pozitive të Kovid-19 në Greqi

Rumania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Suedia janë pesë vendet e para me numrin më të madh të rasteve pozitive me Kovid-19 në Greqi, sipas të dhënave nga Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 gusht 2020 (MIA) – Rumania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Suedia janë pesë vendet e para me numrin më të madh të rasteve pozitive me Kovid-19 në Greqi, sipas të dhënave nga Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në periudhën nga 1 korriku deri më 16 gusht, janë infektuar 615 vizitorë në Greqi me koronavirus, nga të cilët 364 janë nga testet e bëra në aeroporte, 234 në kufijtë tokësorë, ndërsa 17 në porte.

Nga këta 615 turistë të infektuar, 88 janë nga Rumania, 86 nga Bullgaria, 80 nga Serbia, 63 nga Shqipëria dhe 29 nga Suedia.

Sipas të dhënave për periudhën konkrete kohore aktivë janë 233 raste, 3030 turistë janë kthyer në vendin e tyre, ndërsa 79 janë joaktivë dhe mbesin në Greqi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalas, dje tha se numri i rritur i rasteve pozitive me Kovid-19 në vend nuk ka të bëjë me turizmin, sepse nga numri i përgjithshëm i të infektuarve nga 1 korriku, 17 për qind janë tej turistët në Greqi, ndërsa 83 për qind të tjerë në brendësinë e vendit. sr/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close