EvropëEvropë.Portal

Turistë austriakë janë infektuar me koronavirus në Kroaci

Një grup turistë austriakë janë infektuar me koronavirus gjatë pushimit veror në Kroaci.

Vjenë, 6 giusht 2020 (MIA) – Një grup turistë austriakë janë infektuar me koronavirus gjatë pushimit veror në Kroaci.

Gjithsej gjashtë persona nga grupi prej 11 turistëve nga Austria e Poshtme rezultuan pozitivë në testin për koronavirus, të cilin e kanë bërë gjatë kthimit në Austri.

Sipas kumtesës së qytetit Baden, për shkak të turustëve të infektuar pas konfirmimit të kontakteve, edhe 21 persona janë vendosur në karantinë shtëpiake.

Supozohet se turistët janë infektuar në ishullin Pag.

Ndryshe, dy prej gjashtë të infektuarve kanë pasur simptome të sëmundjes, ndërsa të tjerët kanë qenë asimptomatikë. bsh/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close