BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Turiqa dhe Rusia kanë dakorduar ndërprerje të zjarrit në Idbil nga 12 janari

Ministria turke e Mbrojtjes kumtoi se me Rusinë është arritur marrëveshje për armëpushim në rajonin e Idbilit, në verilindje të Sirisë, që do të hyjë në fuqi nga mesnata e 12 janarit.

Ankara, 10 janar 2020 (MIA) – Ministria turke e Mbrojtjes kumtoi se me Rusinë është arritur marrëveshje për armëpushim në rajonin e Idbilit, në verilindje të Sirisë, që do të hyjë në fuqi nga mesnata e 12 janarit.

Mediumet britanike transmetojnë se në javët e fundit qindra mijëra civilë kanë ikur nga dhuna në provincën Idbil drejt kufirit turk, pas bombardimit të sërishëm nga ana e forcave qeveritare ruse dhe siriane.

Ministria turke e Mbrojtjes kumtoi se sulmet nga ajri dhe nga toka do të pengohen si rezultat i armëpushimit që ka për qëllim të pengohet vala e re e refugjatëve dhe viktimave të reja. fb/

Back to top button
Close
Close