0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Tur de Frans do të mbahet nga 29 gushti deri 20 shtator

Edicioni i këtij viti i garës së çiklistëve "Tur de Frans" do të zhvillohet nga 29 gushti deri më 20 shtator, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Paris, 15 prill 2020 (MIA) – Edicioni i këtij viti i garës së çiklistëve “Tur de Frans” do të zhvillohet nga 29 gushti deri më 20 shtator, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Nisja do të jetë më 29 gusht nga Nica dhe mbërritja më 20 shtator në Paris. Datat e reja të “Tur de Frans” janë bërë zyrtare nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit. Kalendari fillestar i cili planifikonte fillim të garës në fund të qershorit u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Tur de Frans” kurrë nuk u zhvillua kaq vonë në verë që nga krijimi në vitin 1903.

Unioni Ndërkombëtar për Çiklizëm thekson se, Kupa Botërore do të zhvillohet në javën e 20-27 shtator, dhe se garën në Itali e cila zhvillohet normalisht në maj dhe turneu në Spanjë i planifikuar për gusht-shtator. do të organizohet pas Tur de Frans e cila është gara më e madhe e çiklizmit në botë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close