0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderIntervistë

Tuntev: Krijuam mundësi për hyrje të vazhdueshme të transportuesve të rinj ajrorë

Liberalizimi i hapësirës ajrore dhe krijimi i kornizave cilësore ligjore në bashkëpunimin bilateral me një numër të madh të vendeve evropiane e hapin mundësinë për hyrje të vazhdueshme të transportuesve të rinj ajrorë në tregun e Maqedonisë. Agjencia e Aviacion Civil (AAC) si institucion është maksimalisht i përkushtuar që t’u përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase kërkesave të tyre në kuadër të rregullave pozitive ligjore. AAC-ja mban komunikim të rregullt me një numër të madh të subjekteve që janë të interesuara për vendosjen e linjave të reja ajrore nga dhe deri te aeroportet e Maqedonisë, duke prezantuar kushtet dhe mundësitë e volitshme për zhvillimin e biznesit  ajror te ne, shprehet në intervistën për MIA-n Tomisllav Tuntev, drejtor i AAC-së.

Shkup, 14 dhjetor 2019 (MIA) – Liberalizimi i hapësirës ajrore dhe krijimi i kornizave cilësore ligjore në bashkëpunimin bilateral me një numër të madh të vendeve evropiane e hapin mundësinë për hyrje të vazhdueshme të transportuesve të rinj ajrorë në tregun e Maqedonisë. Agjencia e Aviacion Civil (AAC) si institucion është maksimalisht i përkushtuar që t’u përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase kërkesave të tyre në kuadër të rregullave pozitive ligjore. AAC-ja mban komunikim të rregullt me një numër të madh të subjekteve që janë të interesuara për vendosjen e linjave të reja ajrore nga dhe deri te aeroportet e Maqedonisë, duke prezantuar kushtet dhe mundësitë e volitshme për zhvillimin e biznesit  ajror te ne, shprehet në intervistën për MIA-n Tomisllav Tuntev, drejtor i AAC-së.

Në shqyrtimin e të arriturave në transportin ajror gjatë vitit që po e lëmë pas thekson se shifra e udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë tejkaloi 2,5 milionë, mesatarisht çdo muaj realizohen nga 15 fluturime mbi qiellin e Maqedonisë, janë shtuar 10 destinacione të reja për udhëtim nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër, transporti kargo shënon rritje prej 30 për qind…

Tuntevi i paraqet aktivitetet e planifikuara të AAC-së për vitin e ardhshëm, i sqaron arsyet për përgatitje e ligjit të ri të aviacionit civil, flet për harmonizimin me standardet ndërkombëtare të aviacionit. Paralajmëron edhe aktivitete për promovimin e aviacionit me aeromiting të madh në Shkup, si pjesë e jubileve që do të shënohen vitin e ardhshëm për 90 vjetorin e realizimit të fluturimit të parë ndërkombëtare në aeroportin e Shkupit, 50 vjet nga hapja e aeroportit bashkëkohor ndërkombëtar në Ohër dhe 25 vjet nga krijimi i autoriteteve të aviacionit civil të Maqedonisë.

Si e vlerësoni vitin që po e lëmë pas për zhvillimin e komunikacionit ajror në shtet dhe çfarë do të jetë në fokusin e punës së AAC-së për vitin e ardhshëm?

Në vitin që po e lëmë pas komunikacioni ajror te ne arriti nivelin rekord të zhvillimit. Mesatarisht çdo muaj në qiellin e Maqedonisë realizohen nga 15 mijë fluturime, ndërsa në periudhat kulmore të ngarkimin të komunikacionit numri i fluturimeve brenda një dite tejkalon 1.000 operacione. Në dy aeroportet ndërkombëtare të Maqedonisë pranohen dhe përcillen më shumë se 2,5 milionë udhëtarë në vit, ndërsa ky numër për çdo ditë shënon rritje. Në aeroportin e Shkupit gjatë vitit operonin 15 transportues ajrorë, duke e lidhur me 42 destinacione atraktive, derisa në aeroportin e Ohrit prej 13 transportuesve ajrore fluturonin në 20 destinacione evropiane.

Me vazhdimësi në politikën e subvencionimit të fluturimeve të transportuesve të buxhetit të ulët dhe vendosjes së destinacioneve të reja, numri i udhëtarëve të transportuar dhe ngritjeve dhe uljeve të realizuara të avionëve shënoi rritje enorme. Shprehur në përqindje, rritja e tillë ka vlera dyshifrore – në aeroportin e Shkupit lëvizë rreth 10 për qind, derisa në atë të Ohrit e tejkalon shifrën prej 60 për qind. E ngjashme është edhe gjendja me transportin kargo, ku rritja vjetore është më e madhe se 30 për qind. Vetëm në vitin e fundit në orarin e fluturimeve në dy aeroportet janë vendosur 10 destinacione të reja. E gjithë kjo krijon një nevojë të domosdoshme të zhvillimit, realizimit dhe zbatimit të projekteve dhe aktiviteteve të reja, që do të mundësojnë integrimin e plotë të sistemit transportues ajror të Maqedonisë në rrjetin evropian të transportit ajror. Roli dhe detyra e AAC-së është që të sigurojë kushte dhe mundësi për një zhvillim të tillë. Sistemi i transportit ajror të Maqedonisë duhet të jetë partner i barabartë dhe respektibil në familjen e subjekteve bashkëkohore evropiane dhe botërore në industrinë e aviacionit. Nuk ka zhvillim të shëndoshë dhe të shpejtuar ekonomik pa komunikacion dhe transport operativ, efikas, të sigurt dhe të qëndrueshëm ajror. AAC-ka edhe vitin e ardhshëm do të kujdeset që komunikacioni ajror të mundësojë numër të rritur të udhëtarëve të transportuar dhe kargos në aeroportet e Maqedonisë, fluturime më të mëdha të aeroplanëve në hapësirën ajrore të Maqedonisë, ndërlidhje me një numër edhe më të madh të destinacioneve evropiane dhe botërore, forcim të mbrojtjes së të drejtave të udhëtarëve, intensifikim të aktiviteteve ajrore sportive-rekreative, mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe nivel më të lartë të sigurisë së komunikacionit ajror në qiellin e Maqedonisë.

Agjencia për aviacion civil prej para do kohë është pjesë e tuining-projektit përmes të cilit me përvoja kroate punon në përmirësimin e standardeve në përputhje me Fushën e përbashkët evropiane të aviacionit që nga shtetet tjera të rajonit tashmë janë përmbushur. Çfarë do të thotë zbatimi i plotë i këtyre standardeve dhe si qëndrojmë në përmbushjen e obligimeve nga anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare të aviacionit?

Zbatimi i plotë i standardeve që rezultojnë nga Marrëveshja për formimin e Fushës së përbashkët evropiane të aviacionit, para së gjithash, do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm të aviacionit civil në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes zbatimit të aktiviteteve të parashikuara me tuining-projektit në fushën e lundrimit, licencimit, operacioneve fluturuese dhe aeroporteve, do të arrihet harmonizim i kornizës rregullatore kombëtare me rregullat ligjore të IKAO-së dhe BE-së. Njëherësh, do të forcohet kapaciteti operativ i Agjencisë për aviacion civil për zbatimin e rregullave ligjore të BE-së përmes përpunimit të procedurave dhe udhëzimeve të punës. Gjithashtu, do të përmirësohet edhe kapaciteti teknik i të punësuarve në AAC që i ushtrojnë funksionet mbikëqyrëse inspektuese mbi subjektet në avioindustrinë, në përputhje me kushtet e sigurisë së IKAO-së dhe BE-së. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte për anëtarësim të plotfuqishëm të shtetit tonë në familjen e aviacionit evropian.

Janë paralajmëruar investime plotësuese nga koncesioneri TAV në aeroportet në Ohër dhe në Shkup, mes tjerash edhe për zgjerimin e kapaciteteve duke marrë parasysh rritjen e numrit të udhëtarëve. Në këtë drejtim, a mund të presim hyrjen e aviokompanive të reja, hapjen eventuale të temës për aviotransportues kombëtar…

Të gjitha subjektet në sistemin e transportit ajror duhet t’u përgjigjen kërkesave dhe sfidave bashkëkohore, ndërsa qëllimi është që të sigurohet transport i sigurt, i rregullt, efikas dhe i qëndrueshëm në aspektin ekologjik i njerëzve dhe mallrave, në përputhje me kriteret e larta që rezultojnë nga standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare. Krahas kësaj, të gjitha qytetaret dhe qytetarët tanë meritojnë të kenë transport të sigurt, të lirë dhe lehtë të arritshëm ajror, që do t’u mundësojë më shumë udhëtime në destinacione atraktive evropiane dhe botërore. Koncesioneri i aeroportit duhet të punojë vazhdimisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të aeroportit, ndaj për këtë është i domosdoshëm investimi në rikonstruksionin dhe sendërtimin e infrastrukturës së aeroportit. Në këtë fazë nuk bëhet fjalë për investime plotësuese, por për plotësim të obligimeve të TAV Maqedoni që rezultojnë nga marrëveshja e koncesionit. Me fjalë të tjera, me ndryshimet dhe plotësimet e paralajmëruara të Ligjit për koncesione dhe partneritet publik-privat do të krijohen kushte për ridestinimin e një pjese të mjeteve në investime infrastrukturore me interes publik, nëse analiza profesionale tregon se investimi i kontraktuar fillimisht në projekte të caktuara nuk ka më arsyeshmëri ekonomike. Në këtë mënyrë do të mundësohet që një pjesë e parave nga marrëveshja e koncesionit të investohen në rekonstruksion, rehabilitim dhe zgjerim të kapaciteteve ekzistuese infrastrukturore të aeroportit.

Nga ana tjetër, liberalizimi i hapësirës ajrore dhe krijimi i kornizave cilësore ligjore në bashkëpunimin bilateral me një numër të madh të vendeve evropiane e hapin mundësinë për hyrje të vazhdueshme të transportuesve të rinj ajror në tregun e Maqedonisë. AAC-ja si institucion është maksimalisht i përkushtuar që t’u përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase kërkesave të tyre në kuadër të rregullave pozitive ligjore. Veç kësaj, AAC-ja mban komunikim të rregullt me një numër të madh të subjekteve që janë të interesuara për vendosjen e linjave të reja ajrore nga dhe deri te aeroportet e Maqedonisë, duke prezantuar kushtet dhe mundësitë e volitshme për zhvillimin e biznesit ajror te ne.

Sa i përket pyetjes për formimin e aviotransportuesit kombëtar, sërish më duhet të riafirmoj mendimin tim personal se në këtë moment nuk ka performansa të qëndrueshme ekonomike dhe potenciale financiare, gjegjësisht se nuk ekziston arsyeshmëri ekonomike për zhvillimin e një koncepti të tillë të vjetruar. Me fjalë të tjera rezultatet nga hulumtimet, analizat dhe fizibiliti-studimet e kryera profesionale te ne, si dhe përvojat krahasuese nga shembujt nga të gjitha shtetet e rajonit, tregojnë vështirësi të patejkalueshme reale operative të transportuesit, sfida serioze financiare për shtetin, jokonkurrencë në tregun e aviacionit dhe domosdoshmëri e intervenimit të vazhdueshëm shtetëror, përballë qasjes bashkëkohore në BE për mbështetjen e vlerave të tregut dhe konkurrencës lokale në dhënien e shërbimeve të aviacionit. Megjithatë, nëse paraqitet ndonjë investitor serioz në fushën e transportit ajror që do të donte të hyjë në tregun ndërkombëtar me aeroplanë bashkëkohor në regjistrin e Maqedonisë dhe nëse shteti dallon interes ekonomik për investim të përbashkët ose ndonjë lloj tjetër të partneritetit publik-privat në aviobiznesin, atëherë AAC-ja do të jetë tërësisht e gatshme që në kuadër të kompetencës së saj t’i realizojë të gjitha aktivitetet e domosdoshme për ta mundësuar atë.

Në rrjedhë është përgatitja e ligjit të ri për aviacion civil. Pse miratohet ligj i ri dhe cilat janë dispozitat kyçe?

Në përputhje me obligimet që janë marrë përsipër nga marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, si dhe nga anëtarësimi në organizatat e ndryshme ndërkombëtare nga fusha e aviacionit, imponohet nevoja për harmonizim të vazhdueshëm, si të Ligjit për aviacion ashtu edhe të akteve nënligjore që rezultojnë prej tij. Me rregullativën e re bazike dhe rregullat përkatëse implementuese me të cilat duhet të harmonizohemi me Marrëveshjen multilaterale për fushën e përbashkët evropiane të aviacionit, ndryshohen shumë aspekte në fushat e ndryshme të aviacionit. Për shembull, anulohen vërtetimet për ushtrimin e transportit për nevoja personale ose për shërbime të specializuara me fluturake. Më tutje, parashikohet që provimet për marrjen e lejeve për pilotë të aeroplanëve dhe helikopterëve, kontrollorë të fluturimeve dhe disa kategori të tjera të personelit në aviacion të mos zbatohen në AAC. Gjithashtu, përcaktohen autorizimet e veçanta për ata që i mbajnë provimet për zbatimin e këtyre provimeve, etj.

Për këtë arsye imponohet nevoja për një numër të madh të ndryshimeve dhe plotësimeve të rregullave ekzistuese, që të krijohen ose ndryshohen bazat ekzistuese juridike. Nga ana tjetër, teksti themelor i Ligjit për aviacion është miratuar në vitin 2006, e prej atëherë ai ka ndryshuar 14 herë. Tashmë kemi vërejtje se është vështirë të ndiqen ndryshimet dhe plotësimet e shumta. Për këtë arsye, në mënyrë që të sigurohet zbatim më i lehtë i Ligjit nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, AAC-ja dhe të gjitha subjektet e industrisë së aviacionit, imponohet nevoja për përpilimin e tekstit të tij të ri të zbatueshëm.

Çfarë aktivitetesh ndërmerrni për popullarizimin e aviacionit, si një nga misionet e AAC-së?

Agjencia e Aviacionit Civil me një varg ngjarjes të rastit është përfshirë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të aviacionit civil, 7 Dhjetori, si datë jashtëzakonisht e rëndësishme për kremtimin e 75 vjetorit të ekzistimit të Organizatës Ndërkombëtare për Aviacion Civil IKAO. Aktiviteti i fundit ishte ngritja e flamurit të IKAO-s në shtizën para Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me çka edhe një herë u tregua në mënyrë simbolike vendosmëria e fuqishme e institucioneve kompetente për zbatimin konsekuent të standardeve, rekomandimeve dhe praktikave pozitive ndërkombëtare, në fushën e komunikacionit dhe transportit ajror.

Shteti ynë u bë anëtar i plotfuqishëm i IKAO-s menjëherë pas mëvetësimit, gjegjësisht pas pranimit në OKB në vitin 1993. AAC-ja, si pjesë e familjes botërore të autoriteteve të aviacionit civil, mbetet konsekuente ndaj parimeve për afirmimin e aviacionit civil vendor, si transport ajror të shpejtë, efikas, të sigurt dhe të qëndrueshëm në aspektin ekologjik.

Viti i ardhshëm është i rëndësishëm për historinë e aviacionit të Maqedonisë – mbushen 90 vjet nga realizimi i fluturimit të parë ndërkombëtare në aeroportin e Shkupit, 50 vjet nga hapja e aeroportit bashkëkohor ndërkombëtar në Ohër dhe 25 vjet nga krijimi i autoriteteve të aviacionit civil të Maqedonisë. Këto janë jubile të rëndësishme për zhvillimin e aviacionit në Maqedoni, që duhet të shënohen në mënyrë përkatëse. Shënimi dhe kremtimi i tyre do të jenë një mundësi e shkëlqyeshme për popullarizimin e aviacionit, veçanërisht te popullata më e re, por edhe për zhvillim më intensiv të të gjitha aktiviteteve të aviacionit. Për këtë qëllim, planifikojmë mbajtjen e një numri të madh të manifestimeve, evenimenteve dhe solemniteteve të rastit, me të cilat do të shënohen këto jubile të rëndësishme.

Në mesin e aktiviteteve të tjera të shumta gjatë tërë vitit, për në fillim të shtatorit është parashikuar mbajtja e një aeromitingu të madh në aeroportin e Shkupit, me pjesëmarrje të një numri të madh të pjesëmarrësve të famshëm nga vendi dhe bota prej fushave të ndryshme të aviacionit, që do të paraqesë përjetim unik të këtij lloji për të gjithë dashamirët e aviacionit në shtetin tonë, për të cilin shpresojmë se do të tërheqë edhe vëmendjen e opinionit më të gjerë.

Lidija Vellkovska

foto Darko Popov

Back to top button
Close
Close