0_Sport,PortalBasketboll

Tuiti i fundit i Brajantit ka marrë mbi 2 milionë pëlqime

Tuiti i fundit i lojtarit legjendar të Lejkers, Kobi Brajant, i cili e humbi jetën mbrëmë në aksidentin me helikopter në Kaliforni, tani më ka grumbulluar më shumë se 2,1 milionë pëlqime dhe më shumë se 443 mijë komente.

Los Anxhelos, 27 janar 2020 (MIA) – Tuiti i fundit i lojtarit legjendar të Lejkers, Kobi Brajant, i cili e humbi jetën mbrëmë në aksidentin me helikopter në Kaliforni, tani më ka grumbulluar më shumë se 2,1 milionë pëlqime dhe më shumë se 443 mijë komente.

Brajant i uroi sulmuesit të Lejkers, Lebron Xhejms për atë që e ka kaluar me numrin e pikëve në karrierë dhe është ngritur në vendin e tretë në listën e lojtarëve më efikas në NBA.

“Lebron Xhejms vazhdon ta lëvizë lojën përpara. Respekt të madh ndaj vëllait tim #33644”, ka shënuar Kobi në profilin e tij në Tuiter. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close