BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tuiteri ka fshehur një postim të Trampit për votim përmes postës në zgjedhjet në SHBA

Tuiteri e ka fshehur tuitin e presidentit amerikan Donald Tramp për votim përmes postës për shkak të shkeljes së rregullave të integritet qytetar dhe zgjedhor.

Uashington, 24 gusht 2020 (MIA) – Tuiteri e ka fshehur tuitin e presidentit amerikan Donald Tramp për votim përmes postës për shkak të shkeljes së rregullave të integritet qytetar dhe zgjedhor.

Rrjeti special njoftoi se tuiti i Trampit “përmban pohime manipuluese shëndetësore, që në mënyrë potenciale do të mund t’i kthejë njerëzit nga dalja në votim”.

Tuiti i Trampit nuk do të largohet, sepse Tuiteri ka vlerësuar se është në interes publik të mbetet i qasshëm për opinionin, por shfrytëzuesit e këtij rrjeti social nuk do të mund ta pëlqejnë, të përgjigjen ose ta shpërndajnë, transmetojnë mediumet britanike.

Tramp në tuit e kritikon votimin përmes postës dhe thotë se kutitë e vendosura për votim në pandemi nuk janë “të dezinfektuara”. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close