BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tuiteri fshehu tuit të Trampit në të cilin “madhërohet dhuna”

Tuiter publikoi se ka fshehur një tuti të presidenti amerikan Donald Tramp në lidhje me trazirat në Mineapolis, duke sqaruar se e "madhëron dhunën" dhe me këtë i shkel rregullat e rrjetit social.

Uashington, 29 maj 2020 (MIA) – Tuiter publikoi se ka fshehur një tuti të presidenti amerikan Donald Tramp në lidhje me trazirat në Mineapolis, duke sqaruar se e “madhëron dhunën” dhe me këtë i shkel rregullat e rrjetit social.

“Tuiti është i fshehur nga publiku, por kushdo mund ta shohë se çfarë ka shkruar presidenti, sepse kjo është në interes të publikut”, theksoi Tuiter.

Trump ka shkruar tuit në lidhje me situatën në Mineapolis, ku tre natë me radhë ka pasur trazira dhe përleshje me policinë për vdekjen e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq gjatë arrestimit të policisë.

“Këta banditë po dëmtojnë kujtesën e Xhorxh Flojdit dhe nuk do ta lejoj këtë. Unë fola me guvernatorin Tim Volc i cili tha se ushtria do të jetë me të në atë rrugë. Ne do të përpiqemi t’i kontrollojmë të gjitha vështirësitë, por kur do të fillojnë plaçkitjet, do të fillojnë edhe të shtënat. Ju falënderoj”, ka shkruar Tramp.

Përplasja midis Trampit dhe Tuiterit filloi kur rrjeti social i paralajmëroi përdoruesit t’i kontrollojnë faktet në dy tuitet e presidentit amerikan. Tramp mbrëmë nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta kufizuar mbrojtjen e rrjeteve sociale nga paditë.

Ai fillimisht kërcënoi se do t’i mbyllë mediat sociale pasi Tuiter paralajmëroi se tuitet e Tramp po çojnë drejt dezinformimit, ndërsa presidenti amerikan e akuzoi rrjetin social se po e “po e mbyt lirinë e fjalës” dhe “po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”.

Me dekretin detyrohen institucionet ekzekutive, përfshirë Komisionin Federal të Komunikimeve dhe Komisionin Federal të Tregtisë, të hetojnë nëse kompanive që zotërojnë rrjete sociale mund t’ju vendosen rregulla të reja të biznesit.

Tuiter dhe Fejsbuk janë të mbrojtura nga përgjegjësia ligjore për përmbajtjen e postuar nga përdoruesit e tyre nën nenin 230 të Ligjit për komunikime të vitit 1996, sepse ato janë të regjistruar si një “platformë” dhe jo si “botues”, të cilët mund të paditen për përmbajtjen.

Trump deklaroi se ky paragrafi mund të “hiqet ose ndryshohet” në mënyrë që rrjetet sociale të mos kenë imunitet ligjor.

Drejtori ekzekutiv i Tuiterit, Xhek Doris, paraprakisht tha se kompania “do të vazhdojë të tregojë informacione jo të drejta dhe të diskutueshme në lidhje me zgjedhjet në nivel global”.

Ekspertët e fushës kanë shprehur dyshime se kjo është e mundur pa miratimin e kongresit. ls/ab/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close