BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tuiter: Hakerë kanë shfrytëzuar të punësuar, të cilët kanë pasur qasje deri te serverët internë

Kompania Tuiter, pas sulmit të djeshëm të hakerëve, kumtoi se hakerët i kanë shfrytëzuar të punësuarit, të cilët kanë pasur qasje deri te serverët internë "që të ndërmarrin kontrollin ndaj shumë profilëve të njohur dhe të shkruajnë në vend të tyre".

Nju-Jork, 16 korrik 2020 (MIA) – Kompania Tuiter, pas sulmit të djeshëm të hakerëve, kumtoi se hakerët i kanë shfrytëzuar të punësuarit, të cilët kanë pasur qasje deri te serverët internë “që të ndërmarrin kontrollin ndaj shumë profilëve të njohur dhe të shkruajnë në vend të tyre”.

“Hetojmë nëse hakerët kanë ndërmarrë disa aktivitete tjera kriminele dhe nëse ata kanë pasur qasje deri te informatat tjera. Kur të kemi hollësira tjera, do të njoftojmë opinionin”, kumtoi Tuiter.

Dje Tuiter publikoi se hakerë kanë hyrë në serverët e tij dhe kanë hakuar disa prej shfrytëzuesve më të njohur të platformës, duke përfshirë edhe kandidatin presidencial amerikan, Xho Bajden, yllin e shouve realë, Kim Kardashian, miliaderin Elon Mask dhe ish presidentin e SHBA-së, Barak Obama.

Në tuiterat e hakuar u bëhet thirrje ndjekësve të dërgojnë donacione në kripto valuta në një “kuletë konkrete për kriptovaluta” dhe në atë mënyrë dyfish do ta rrisin fitimin e tyre. Disa orë pas fillimit të sulmit me hakerë, rreth 300 njerëz janë mashtruar, duke dërguar donacione në bitkoinë, më shumë se 100.000 dollarë amerikanë. Tuitet janë fshirë disa minuta pasi janë publikuar.

Drejtori ekzekuti,v Xhek Dors paraprakisht deklaroi se kompania po e konfirmon problemin.

“Ditë e rëndë për Tuiterin. Na vjen keq për atë që ka ndodhur”, tha Dorsi.

Pas lajmit për këtë sulm të hakerëve, aksionet e Tuiterit ranë në bursa për pothuaj pesë për qind.

Janë sulmuar profilet në Tuiter të raperit Kanje Uest, themeluesit të Amazonit, Xhef Bezos, investitorit Uoren Bafet, themeluesit të Majkrosoftit, Bill Gejts dhe llogaritë korporative të kompanive Uber dhe Ejpëll. Po ashtu janë hakuar edhe profilet e kompanive dhe organizatave që shesin kriptovaluta. Gjithsej, janë goditur profile që kanë dhjetëra milionë ndjekës.

Bashkëthemeluesi i kompanisë për kiber siguri, CrowdStrike, Dmitri Alperoviç tha se deri tani ky është sulmi më i keq i hakerëve ndaj platformave më të mëdha të mediave sociale. Disa ekspertë thonë se me siguri hakerët kanë pasur qasje deri te infrastruktura e brendshme e Tuiterit. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close