BotëBotë.Portal

Tuiter e paralajmëroi Trampin për shkak të “tuitit kërcënues”

Tuiter dërgoi paralajmërim për shkak të tuitit të presidentit amerikan, Donalld Tramp, i cili iu kërcënua demonstruesve në kryeqytetin Uashington me përdorim të "forcës serioze", duke e shkelur në atë mënyrë politikën e kompanisë në luftën kundër dhunës.

Uashington, 24 qershor 2020 (MIA) – Tuiter dërgoi paralajmërim për shkak të tuitit të presidentit amerikan, Donalld Tramp, i cili iu kërcënua demonstruesve në kryeqytetin Uashington me përdorim të “forcës serioze”, duke e shkelur në atë mënyrë politikën e kompanisë në luftën kundër dhunës.

“Asnjëherë nuk do të ekzistojë ‘zonë autonome’ në Uashington, gjithnjë derisa unë jam presidenti juaj. Nëse tentojnë, do t’i presë forcë serioze!'”, shkroi Tramp në Tuiter.

Kompania kumtoi se e ka fshehur tuitin e Trampit, sepse në të ekziston kërcënim për shkaktim të dëmit ndaj një grupi i cili mund të identifikohet.

Demonstruesit kundër racizmit të hënën shpallën zonë autonome në afërsi të Shtëpisë së Bardhë para kishës Sent Xhon. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close