0_Maqedoni.PortalBiznesBiznis.SlajderVideo deklaratë

Tuining projekt për forcimin e kapaciteteve për koordinim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit

Forcim të efikasitetit të organeve kombëtare për kontroll kufitar, menaxhim të zhvillimeve migruese, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, është synimi i tuining projektit “Forcim të kapaciteteve për koordinim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit“ që sot është prezantuar nga Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë kundër Terrorizmit (KKPEDLT) dhe Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Karabinierë në bashkëpunim me Agjencinë „Studiare Sviluppo“ nga Republika e Italisë

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Forcim të efikasitetit të organeve kombëtare për kontroll kufitar, menaxhim të zhvillimeve migruese, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, është synimi i tuining projektit “Forcim të kapaciteteve për koordinim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit“ që sot është prezantuar nga Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftë kundër Terrorizmit (KKPEDLT) dhe Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Karabinierë në bashkëpunim me Agjencinë “Studiare Sviluppo“ nga Republika e Italisë.

Borçe Petrevski, koordinatori i Komitetit Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës kundër Terrorizmit tha se projekti është me rëndësi të jashtëzakonshme meqë vjen në një kohë kur përballemi me sfida të reja të sigurisë dhe nevojitet sendërtim i të gjitha kapaciteteve, jo vetëm të faktorëve të sigurisë por edhe të faktorëve të tjerë shoqërorë në parandalimin e këtyre fenomeneve jo vetëm të sigurisë, por edhe sociologjik.

– Janë planifikuar shumë aktivitete në kuadër të projektit që shpresoj se në periudhën e planifikuar prej 21 muaji do të realizohen me sukses dhe veçanërisht më vjen mirë që miqtë tanë nga Italia do të shkëmbejnë përvojën e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të gjitha ato procese të radikalizmit, që mund të shpijnë drejt terrorizmit, tha Petreski.

Ai u shprehu falënderim partnerëve nga Italia, si dhe shfaqi shpresë për suksesin e projektit që do të ndikojë në projektet e ardhshme që do të zbatohen në shtetin tonë jo vetëm në pjesën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, por edhe më gjerë, siç u shpreh, në gjithë bashkësinë shoqërore.

Gjeneral-majori Paskvale Anxhelosanto, komandant i Njësitit për operacione speciale Karabinieri, tha se projekti nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e një vargu të aktiviteteve për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

– Korpusi i Ros karabinieri është i kënaqur që kemi mundësinë të japim kontributin tonë dhe të shkëmbejnë diturinë tonë veçanërisht në pjesën përvojës sonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në dekadat e kaluara që e realizuam në shumë situata dhe kontekste. Kjo veçanërisht ka të bëjë me shkëmbimin e një metodë specifike të punës që ne gjatë viteve e kemi rafinuar, e kemi zhvilluar, e që është e njohur në nivel ndërkombëtar në luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar, të mafisë, por gjithashtu viteve të fundit edhe në terrorizmin religjioz dhe fetar, nënvizoi majori Anxhelosanto.

Ai theksoi se aktivitetet e tyre për parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, kanë sjellë rezultate të mëdha veçanërisht në planin operativ.

– Ne në kuadër të këtij projekti do të donim t’i shkëmbejmë këto rezultate në planin operativ edhe me policinë maqedonase dhe me MPB-në e Maqedonisë së Veriut veçanërisht në një fazë të parë fillestare të zhvillimit me Ministrinë, aksione operative të analizës, aktivitete analitike që do të mund të zbatojnë më tutje gjithashtu punë më të hollësishme të bashkuar, për shkak se jemi të bindur se krimi dhe terrorizmi i sotëm ndërkombëtar trans-kufitar nuk mund të parandalohet më duke qëndruar në shtëpi, por nevojiten aktivitete të bashkuara, të thelluara analitike si të forcave policore, ashtu edhe të autoriteteve gjyqësore, bëri të ditur gjeneral-majori Anxhelosanto.

Projekti është me buxhet të përgjithshëm prej një milion euro. Do të jetë i zbatuar nga Karabinierët, forca kombëtare policore në Itali me status ushtarak, në partneritet me agjencinë “Studiare svilupo” (Studiare Sviluppo). Më konkretisht është i orientuar drejt forcimit të kapaciteteve teknike dhe administrative të përdoruesve kryesore për zbulim, hetim dhe parandalim të terrorizmit. Ka dy komponentë. I pari kryesisht është i orientuar drejt Komitetit Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës kundër Terrorizmit dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, por e përfshin edhe gjithë shoqërinë dhe koordinim të të gjitha agjencive që punojnë në fushën e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpijnë drejt ekstremizmit. Komponenti i dytë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve operative të Byrosë së Sigurisë Publike për parandalim, mbrojtje, ndjekje dhe përgjigje sa më të mirë ndaj sfidave që kanë të bëjnë me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, në përputhje me strategjitë ekzistuese kombëtare.

Projekti do të sigurojë ekspertizë profesionale, bartje të diturive dhe forcim të kapaciteteve përmes trajnimeve, punëtorive, seminareve, vizita studimore, zhvillim të procedurave dhe rekomandimeve standarde operative. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close