Partitë politikeTekste origjinaleZgjedhje parlamentare 2020

Tubime të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Kumanovë

Të dashur aktivistë, të dashur simpatizantë, i dashur miku im Ziadin dhe miku im Glauk.

Kumanovë, 7 korrik 2020

Fjalimi i kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi:

Të dashur aktivistë, të dashur simpatizantë, i dashur miku im Ziadin dhe miku im Glauk.

Po ju them mirë se erdhët në Kumanovën time, për shka se këtë vend e ndjej sikur me qenë vendlindja ime, andaj mirë se erdhët.

Ju përshëndet të gjithëve që jeni prezent, edhe ministrin e kulturës, kryetarët, kandidatët për deputet, znj. Bujare Abazi të cilës i kam thënë se ku do që shkoj betejën e bëj për numrin katër.

Kur e them fjalën Kumanovë, më asocon në tre gjëra të bukura, prandaj dua që përmes këtyre tre gjërave sonte t’ju drejtohem e ti them disa fjalë që në këtë fllad veror bashkërisht të këmbejmë përvoja dhe fjalë miradije me njëri tjetrin dhe në një ambient të tillë festiv ta kalojmë edhe këtë javë që me 15 korrik ta shënojmë fitoren dhe kthesën e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Fjala dhe cilësia e parë e Kumanovës që unë e pëlqej dhe e dua shumë është arti. Në Kumanovë prodhohet art shqiptar sikur në asnjë vend tjetër shqiptar këtu në RMV. I kujtoj me admirim vitet e 80ta dhe 90ta kur të gjitha grupet muzikore popullore e zbavitëse, “HAREJA”, “FOLEJA”, të gjithë ata këngëtar dhe kumanovarë që ishin këtu dhe pamë se arti ende është cilësia dhe vlera e kumanovarëve, andaj ju përgëzoj dhe admiroj për këtë veti që e keni.

Cilësia e dytë që më pëlqen shumë e që na duhet prej këtu ta marrim dhe ta mbjellim gjithkund është dashuria e madhe për arsim. Nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut, në vendbanimet shqiptare ku është shfaqur vazhdimisht dashuria e madhe për arsimin. Arsimtarët e parë, betejat e parë për arsimin, protestat, investimet e mëdha të prindërve tanë që kanë dërguar fëmijët e tyre gjithandej, e edhe në Prishtinë që kurrë nuk e harrojmë sepse hapi dyert e universitetit që sot ne ta gëzojmë atë dituri.

ËShtë edhe cilësia e tretë për të cilën vërtetë kam respekt e simpati të veçantë, e ajo është patriotizmi dhe atdhe dashuria! Të gjithë ne e dimë se protestat kryesore të këtij vendi janë bërë prej burrave dhe trimave të këtij qyteti, të cilët kanë derdhur edhe gjak gjithmonë aty ku është folur shqip dhe ku është luftuar për kombin tonë, andaj ju admiroj edhe për këtë punë.

Shoku dhe miku im Elmi, jam shumë i nderuar që unë i prij kësaj liste, por ne e kemi listën e mbushur me aq kandidatë të mirë sa që edhe po e kthyem mbrapsht na del me cilësinë e njëjta, andaj ju faleminderit shumë për besimin e dhënë.

I dashur Glauk, faleminderit shumë që na i përcolle të falat, por unë sot prej kësaj foltoreje bashkë me aktivistët po ja dërgojmë një përshëndetje të madhe  Albin Kurtit. Faleminderit Albin!

Të dashur qytetarë, disa vite me radhë shqiptarët duke parë agoninë e kombit tonë, duke parë degradimin e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe gjitha sferave të jetës me ngulm e deshën ndryshimin. Disa vite me radhë shqiptarët kanë votuar për opozitën, por përçarjet e ndryshme të partive, forcat e ndryshme, shërbimet e ndryshme sepse UDBA ende është prezent këtu, andaj nuk ka qenë e lehtë por ajo që gjatë kohë është pritur është bashkimi i subjekteve politike shqiptare. E bëmë unë dhe Ziadini! E bëri Aleanca dhe Alternativa, e bëmë të gjithë ne.

Të gjithë shqiptarët kërkuan prej neve të mos merremi me kundërshtarët por, të merremi me platformën politike reale për zgjidhjen e problemeve të tyre.  Andaj ne e dëgjuam edhe këtë zë dhe e bëmë platformën, e tash, tash është koha. Më 15 korrik radhën e keni ju shqiptarë. Fitore!

Fjalimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela:

Faleminderit për këtë dhuratë të këndshme s’kam ndonjë portret për ta hedh aty po si do që të jetë faleminderit. Tek dëgjoja paralajmërimin për të marrë fjalën u përmenden fjalë të pamposhtur , e pamposhtur është Kumanova prandaj jam unë sot këtu sepse ju e rritët djalin tuaj Feta Alimin i cili më mjekoj e më shpëtoj dhe të cilit unë ia kam gjithë jetën time borxh, atij dhe Kumanovës. E Kumanova është kala e kur është aty të mbrojtur janë shqiptarët.

I nderuari Glauk faleminderit, për këtë përkrahje tuajën dhe Vetëvendosjes, sepse e kemi shumë të nevojshme dhe bëj të fala Albinit se ne nuk do ta keqpërdorim përkrahjen që jepni ju shqiptarët në përgjithësi në Kosovë, në Shqipëri, e sidomos shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut , miku im Afrim urime fitorja dhe natyrisht Bujarja do të bëhet deputete patjetër , Hysni faleminderit që je sonte këtu me ne dhe ti çdoherë ke qenë aty ku është dashtë nevoja që të jesh me shqiptarët me rininë duke kuvenduar dhe duke bërë të mirën e vazhdueshme që të bashkohemi e për ta krijuam kënaqësinë tani në këtë moshë që unë dhe Afrimi të bëhemi bashkë e t’i bëjmë bashkë gjithë shqiptarët.

Afrim ne në këto zgjedhje do të dalim do të ngadhënjejmë sepse fitoren do e sjellin shqiptarët dhe ne vetëm duhet ta udhëheqim këtë fitore bashkërisht e kur i ndamë listat e vendosëm ne si Aleancë për Shqiptarët do t’i japim bashkë rrugëtarë dhe njerëz krah teje më të mirët prej nesh Bujaren por sidomos profesor Elmi Azirin i cili është nderi dhe krenaria e jonë por edhe e Kumanovës kuptohet. Jemi para një momenti të rëndësishëm fuqi absolute në dorën tuaj për të votuar dhe për të sjell ndryshimin më 15 korrik .

Ndryshim kaq shumë i pritur të cilin ne e presim të gjithë si shqiptar. Kuptohet që zhvillohet një situatë e pakëndshme për ne. Ne shfrytëzojmë rastin që tu bëjmë apel vëllezërve dhe motrave tona dhe tu themi shumë qartë pa asnjë dilemë ne vijmë me paqe, ne vijmë fisnik ashtu si janë shqiptarët , ne vijmë për t’ju bërë më të lirë dhe mos u frikësoni dhe ju gënjejnë të gjithë ato që thonë se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të nxjerr prej pune ndonjë shqiptarë. Nuk ka për të ndodh, përcillni këtë mesazh të gjithë shqiptarët që mundohen që t’i frikësojnë.

Natyrisht ne jemi shumë të vetëdijshëm që ju kur t’ia jepni përkrahjen këtij koalicioni për kryeministra shqiptarë do të na keni zgjedh dhe ne këtë votë tuajën do ta shfrytëzojmë për të mirën tuaj. Kjo votë e juaj do të jetë motivi që ne do të jemi aty për të mbrojtur çdo para dhe tatim të cilin e paguajnë shqiptarët , çdo mund të cilët shqiptarët e kanë dhënë këto vite. 18 vite me radhë, fatkeqësisht shqiptarët e zgjodhën nji koncept politik për kryeministra të tyre të jenë. Ata nuk ishin në krye të detyrës dhe ata nuk kanë pse dalin tani me oferta të rrejshme, të cilat do të shërbenin vetëm si mbulesë e diskriminimit, vetëm si mbulesë e mungesës së perspektivës dhe zhvillimit ekonomik, vetëm si mbulesë e eksploatimit dhe shtypjes që i bëhet shqiptarit.

Do të duhet ta themi patjetër zëshëm dhe qartë shqiptarëve BDI-së më saktë nuk i kanë munguar pozicionet  politike ajo që atyre u ka munguar natyrisht që ka qenë forma se si i kanë ushtruar këto ministri e kur kanë pas ministrinë e drejtësisë e tha Zeka proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve ishin më tepër të shprehura .

E bash në këtë kohë kur ata kishin ministër drejtësie dhe zëvendës ministër të punëve të brendshme nënat dhe motrat tona tërhiqeshin zvarrë duke u bastisur gjysma e trojeve shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut në kërkim të fakteve dhe fakte s’ kishte e kur këto kishin këto zëvendës ministra të punëve të brendshme ato rrinin mes Gordanës dhe Sashos duke u thënë shqiptarëve terrorista islamikë publikisht e shqiptarët e kanë parë se si janë ata e kur ata kanë ministra të arsimit vogëlushët tanë 5,6 vjeçar nuk mësojnë dot në gjuhën shqipe sepse nuk kanë shkolla dhe paralele për të mësuar në gjuhën e nënës së tyre ata detyrohen që t’i mësojnë fjalët e bukura në gjuhë të huaj e kur këta janë ministra të arsimit Kumanova nuk sheh ndonjë ndryshim sepse ndajnë një oborr Sami Frashëri dhe V. Karagjiqi dhe nga ana tjetër Sami Frashëri me të njëjtat hapësira dhe ajo i ka të gjitha kushtet për një proces edukativo arsimor i kanë të njëjtat hapësira dhe Sami Frashëri shyqyr Zotit i ka 1200 nxënës ndërsa V. Karagjiqi vetëm 84 nxënës . E pra kjo s’është e drejtë është diskriminim dhe ne do ta ndërpresim këtë fenomen. Shqiptarët paguajnë para në këtë shtet dhe shqiptarët kanë nevojë për shkolla të reja dhe standarde dhe jo kazerma të cilët u jepen shqiptarëve.

Ne kemi qenë në çdo vendbanim në zonën numër dy kemi bërë edhe parafushatë që ta përgatisim programin tonë . Eksperti më i madh i përpilimin të programit tonë jeni ju erdhëm dhe i pamë problemet me të cilët përballeni , e pamë Likovën që furnizon me ujë të gjithë Kumanovën ujë që kalon mes fshatrave shqiptare, nëpër lagjet e shqiptarëve i le pa ujë dhe furnizon lagjet e maqedonasve me ujë. Kjo duhet ndërprerë dhe ne në programin tonë kemi mbi 500 milion euro për katër vite për investime direkte në infrastrukturë shkolla e tjerë në mënyrë që pas katër viteve këtë problem ta kemi të zgjidhur .

Erdhëm dhe i pamë punët e atyre të cilët para ca vitesh shqiptarët ju besuan dhe ju dhanë votë në mënyrë që ta rrëzojnë një të keqe dhe një regjim në emër të një koncepti të rrejshëm shoqëri e përbashkët për të gjithë lagjet e shqiptarëve, fëmija shqiptarit kur bëhet i aftë për të dalë te lagjja, te rruga, vetëm rruga u ngelën vetëm rrugën e ka ai kur është 5,6 vjeçar, vetëm rrugën e ka kur bëhet adoleshentë , vetëm rrugën e ka kur bëhet i ri dhe vetëm rrugën e ka kur krijon familje dhe duhet të ushqejë fëmijë . Pa çerdhe, pa pallat kulture, pa fusha sporti dhe me një nënqeshje të turpshme.

Nga kryeministri teknik i tanishëm dhe asokohe ministër i punëve të brendshme kishte shkuar te lagjja e Trimave kishte bërë investim të madh 10m katror pllaka begatoni dhe vetëm një ulëse gjoja për kënd lojërash në një hapësirë ku ka vend edhe për fusha sporti në mënyrë që të rrisim rini të shëndoshë. Mos keni asnjë dilemë vëllezër e kemi dëgjuar te argumentimet që janë përdor edhe nga disa vëllezër tanë dhe motrat tona të cilët e kanë dhënë përkrahjen e arsyetimi ka qenë që ta rrëzojnë BDI-në.

Nuk rrëzohet BDI-ja duke përkrah LSDM-në  BDI-ja do të shkoj në opozitë duke dhënë votën Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e ju keni nderin që këtë votë t’ia jepni Afrim Gashit, Elmi Azirit, Safijes dhe Bujares. Mos e harroni këtë kurrë. Ju jetoni përditshmërinë e shihni turpin që na kanë sjellë e keni parë zullumin më keq se kushdo tjetër dhe nuk janë të aftë që ata t’i mbrojnë shqiptarët në shtëpitë e tyre kur vij në Kumanovë mua më kujtohen pamje tmerruese të fëmijëve të vegjël me lot në sy të cilët fëmijë që mësojnë vdekjen para se të mësojnë jetën.

Kur vij në Kumanovë shoh pasojat e një shteti  i cili është i rënduar kundër shqiptarit në mënyrë që të vazhdoj që t’ia vras shpresën dhe perspektivën që ai dëshiron ta shoh këtu . Kur vij në Kumanovë më kujtohen viktima katër vjeçare shqiptare, vrasës të cilët sot janë të lirë dhe janë në liri vetëm e vetëm pse janë maqedonas .Kur vij në Kumanovë  më kujtohen edhe të ri shqiptarët  të cilët dënohen maksimalisht në Shkup sepse kur viktima në një përleshje fizike me pasojë vdekje sepse viktima ishte maqedonas dhe shqiptarët dënohen me nga 19 vite burg maksimumin e dënimit që parasheh ligji  me rikualifikim veprash e të tjerë. Kur vij në Kumanovë Unë e di që plagët janë të pashëruara nga ndodhitë të cilët  i ka bërë këtu pushteti  në mënyrë që të mbijetojnë .

E pra ka ardhur koha që me 15 korrik t’i lejmë mbrapa të gjitha këto kujtime të errëta ta sjellim ndryshimin dhe fitoren dhe nëpërmjet programit shtet për të gjithë  është koha të vijnë në Kumanovë prokurorë evropianë që të rihapen rastet e montuara kundër shqiptarëve, të dënohen vrasësit dhe të dëmshpërblehen të pafajshmit.

Me dhjetëra familje jetojnë këtu para se të ekzistoj Maqedonia dhe sot nuk ka nënshtetësi  kjo është dramë. Kjo është ta fusësh në borxh një familje sepse një ditë njeriu plaket dhe vendi se ku vdiset është spitali e fëmija se merr dot prindin nga morgu  sepse duhet paguar 2.000 , 3.000 euro. E kjo bëhet me çdo kusht që neve të na shndërrojnë në pakicë. S’janë pakicë shqiptarët . Shqiptarët kanë treguar se kanë kapacitete që ta destabilizojnë dhe ta mbanë stabil shtetin dhe ky është definicioni i pakicës.

Shqiptari nuk e ka zakon t’i trokasësh, në derë me kërcenim e me shantazh, a ju kujtohen shtëpitë e shqiptarëve kur para hyrjes nëpër shtëpi ishte dera më e vogël, që kur të hysh brenda saj të hysh pak i përulur dhe krenar, vëllezër të dashur hyni nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe kërkoni që të vije ndryshimi sepse ndryshimi është në dorën e tyre.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

_______________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close