0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Tubim përmbyllës në Shkup i ASH-Alternativës: Bashkërisht ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm në vend

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, bartës i njësisë së gjashtë zgjedhore, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës sonte në Shkup falënderoi qytetarët për prezencën e tyre në këtë tubim duke i siguruar se asnjëherë nuk do ta zhgënjejë përkrahjen që ata po i japin ndryshimit.

Shkup, 12 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, bartës i njësisë së gjashtë zgjedhore, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës sonte në Shkup falënderoi qytetarët për prezencën e tyre në këtë tubim duke i siguruar se asnjëherë nuk do ta zhgënjejë përkrahjen që ata po i japin ndryshimit.

“Këtë fushatë u treguam të gjithëve se ne vijmë për t’ju sjellë paqe dhe liri shqiptarëve. Duke iu përgjigjur edhe kërcënimeve me paqe kështu do të vijmë edhe pas 15 korrikut, në paqe. E di që se keni të lehtë dhe se keni pas vështirësi, po edhe pak ditë kanë mbet ta sjellim ndryshimin dhe demokracinë. T’i japim fund monizmit 18 vjeçar e ta zhvillojmë jetën ne këtë tokë të stërgjyshërve tanë” tha Sela.

Sipas tij, shqiptarët e kanë kuptuar se kush ua solli të keqen në shtëpi prandaj edhe janë të gatshëm që me 15 korrik t’i ndëshkojnë fajtorët.

“Harrojnë që 18 vite shqiptarët ua kanë dhënë shpatën e Aliu me këtë shpatë i ka ra familjes shqiptare në gjysmë. E këto shqiptarë këtu do ta marrin atë shpate e do t’ia japin ne dorën e Afrimit dhe Ziadinit në mënyrë qe të ndërtohet jeta. E dalin pastaj thonë pse jo për kryeministër shqiptar. Po more, shqiptarët janë për kryeministër, ama ti Ali nuk ke qenë në gjendje një të riu shqiptar t’i japësh një vend pune e jo me t’i japësh një kryeministër”, shtoi Sela.

Sipas tij pas ardhjes në pushtet të koalicionit ASh-AAA do të ndërtohet shtet i përbashkët për të gjithë në emër të barazisë së plotë, do të sigurohet drejtësi për shqiptarët dhe kushte cilësore për jetë.

Ndërkohë, kryetari i Alternativës, bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore Afrim Gashi në tubimin përfundimtar në Shkup, duke falënderuar të gjithë tha se koalicioni ASh-AAA vjen në paqe për të bërë së bashku ndryshimin e kërkuar. Ai theksoi se politikanët e koalicionit “Tash është koha” janë politikanë ndryshe e jo si ata që kur mbaron fushata humbin nga faqja e dheut.

“Me ne do të shiheni sërish. Dua sonte të kuvendojmë ballë për ballë shqip, sepse dua të më mbani peng për fjalët qe do t’i them sonte këtu. Këto 20 ditë kemi takuar dhe kemi vizituar shumë familje, shumë qytetarë në hall, që nuk mund ta lidhin muajin me muajin tjetër. Që shpresën e fundit e kanë të varur tek 15 korriku”, shtoi Gashi

Sipas tij ndonëse kjo fushatë është zhvilluar në kushte pandemie atij i ka dhënë leksione të mëdha dhe e ka ndërgjegjësuar për peshën e fjalës.

“Nuk jemi te njëjtë me ata që 18 vite premtojnë e nuk realizojnë, ata nuk janë të njëjtë me ne që çdo premtim të bërë e konsiderojmë amanet. Vëllezër e motra ata me kushtëzime dhe presione i mbushin tubimet për dallim nga ne qe i mbushim me entuziazëm . Mos të lejojmë te na gënjejnë e të na mashtrojnë edhe një herë, sepse ne jemi politikanë të realitetit prandaj ata flasin për ëndrra e ne për projekte. Për fat të mirë koha e tyre mbaroi, ata janë gati për opozitë sepse populli shqiptar këtë e ka vendosur. Populli shqiptar është me ne”, shtoi Gashi. fab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close