BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Trupat e 12 shtetasve shqiptarë, të cilët vdiqën nga Kovid-19, transportohen nga Italia

Nga porti italian Bari me traget, që lundroi mbrëmë, po transportohen trupat e 12 shtetasve shqiptarë që vdiqën nga koronavirusi i ri.

Tiranë, 10 prill 2020 (MIA) – Nga porti italian Bari me traget, që lundroi mbrëmë, po transportohen trupat e 12 shtetasve shqiptarë që vdiqën nga koronavirusi i ri.

Trageti do të arrijë në portin shqiptar të Durrësit, pas çka automjetet me mbetje mortore do të vazhdojnë deri në vendlindjet e të vdekurve, ku do të varrosen vetëm me familjarët e afërt.

Për shkak të gjendjes së koronavirusit në Shqipëri, vetëm një ose dy familjarë të afërm mund të marrin pjesë në funeralet, dhe ndodh që nëse të afërmit ndodhen jashtë vendit, funerali të bëhet pa praninë e farefisit, siç ndodhi me disa gra më të moshuara.

Dy ditë më parë, “Antenna Sud” publikoi disa fotografi të bëra në portin e Barit nga fotografi Françesko Sacent. Lajmi u botua nën titullin “Koronavirus, udhëtimi i fundit në shtëpi”, duke shtuar se kjo ishte “kthim i trishtuar në vendin e tyre”.

“Ata gjetën punë këtu në Itali, e realizuan ëndrrën e tyre. Nga porti i Barit foto dramatike të makinave të varrimit me qytetarë shqiptarë, viktima të pandemisë. Ata do të “udhëtojnë” me tragetin “Marina” për në Durrës për të pushuar në vendlindje.

Italia, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, është shtëpia e më shumë se 500.000 qytetarëve shqiptarë. Deri tani, nuk ka shifra të sakta se sa prej tyre janë infektuar dhe kanë vdekur nga virusi i rrezikshëm. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close