BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trudo i mbështet protestuesit kundër racizmit dhe diskriminimit

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo sot i mbështeti protestat paqësore kundër racizmit dhe diskriminimit dhe i dënoi ata që kanë krijuar problemet.

Otavë, 1 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri kanadez Xhastin Trudo sot i mbështeti protestat paqësore kundër racizmit dhe diskriminimit dhe i dënoi ata që kanë krijuar problemet.

“Racizmi kundër zezakëve, diskriminimi sistemor, padrejtësia – ekziston edhe këtu” tha Trudo në fillim të brifungut të sotëm me gazetarët, pas protestave disaditore  nëpër SHBA dhe Kanada kundër vrasjes së afroamerikanit i cili u vra nga një polic i bardhë në Mineapolis.

Me tubimin, kanadezët dërguan porosi se nuk do të tolerojnë padrejtësi ndërsa kryeministri kanadez, duke premtuar se Qeveria e tij do ta vazhdojë luftën kundër racizmit. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close