Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Trombonisti britanik, Piter Mur solist në koncertin e Filarmonisë

Kompilacioni nga "Unaza" nga Rihard Vagner dhe koncerti për trombon dhe orkestër "Stargejzer" nga Xhonatan Dav janë në programin e koncertit të sontëm të Filarmonisë, të titulluar "Muzika yjore". Dirigjent është Timoti Redmond, ndërsa solist - trombonisti Piter Mur nga Britania e Madhe.

Shkup, 23 janar 2020 (MIA) – Kompilacioni nga “Unaza” nga Rihard Vagner dhe koncerti për trombon dhe orkestër “Stargejzer” nga Xhonatan Dav janë në programin e koncertit të sontëm të Filarmonisë, të titulluar “Muzika yjore”. Dirigjent është Timoti Redmond, ndërsa solist – trombonisti Piter Mur nga Britania e Madhe.

Solisti Mur (1996) është i lindur në Irlandë dhe atje filloi arsimin muzikor për të vazhduar në Angli për studime në programin e avancuar të Akademisë mbretërore për muzikë. Në vitin 2008 u bë fituesi më i ri i garës për artistë të rinj muzikor të BBC-së. Në moshën 18-vjeçare Mur u emëruar trombonist bashkë-kryesor i Orkestrës simfonike londineze.

“Unaza e Nibelungëve” nga Vagner është mes veprave më ambicioze dhe më imagjinare muzikore-skenike në historinë e muzikës. Karakteristikë specifike e stilit muzikor në këtë vepër, siç thekson Filarmonia në paralajmërim, është teknika të cilën e zhvillon Vagner përmes parimit inovativ të lajtmotiveve – fraza të shkurta muzikore të cilat pasqyrojnë personalitete, objekte apo ide në mënyrë muzikore.

“Këto lajtmotive luajnë rol të rëndësishëm në ‘Unazën’ në oqeanin e tingujve dhe formave që e plotësojnë zhvillimin dramatik të veprës. Me qëllim që muzika nga ky cikës muzikor-skenik t’i afrohet publikut më të gjerë, janë bërë aranzhmane orkestrale nga bashkëkohasit e Vagnerit. Në to, orkestra ka rol kryesor, nuk ka intervenime të mëdha në veprën muzikore, ndërsa rezultati është aq bindës, që aspak nuk vërehet se bëhet fjalë për aranzhmane. Një nga aranzhmanet më të reja është ai i Henk de Fliger, perkusionist në Filarmoninë e Radio Holandës. Mu këtë aranzhman të ‘Unazës’ do ta dëgjojmë në koncert”, kumtuan nga Filarmonia. ab/

Back to top button
Close
Close