0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - SllajderE përzgjedhurMakedonija.SlajderMIA Investigon

Troll ferma nga Maqedonia e Veriut dhe nga Filipinet kanë publikuar dezinformata për virusin korona

Njëri prej dezinformatorëve më të mëdhenj për virusin korona në Fejsbuk është e ndaluar nga platforma për shkak të përdorimit të a.q. Troll-fermave nga Maqedonia e Veriut dhe Filipinet, njoftoi Fejsbuku.

30 Maj 2020

En- Bi-Si Njuz

Njëri prej dezinformatorëve më të mëdhenj për virusin korona në Fejsbuk është e ndaluar nga platforma për shkak të përdorimit të a.q. Troll-fermave nga Maqedonia e Veriut dhe Filipinet, njoftoi Fejsbuku.

Botuesi „Natural Neës“ ishte njëri prej “shtytësve” më të frytshëm të videos së virusit për komplot “Plandemic”, që pohonte rrejshëm se virusi korona është pjesë e komplotit të ndërlikuar për kontrollimin e popullatës përmes vaksinave dhe pohonte gabueshëm se me mbajtjen e maskave rritet rreziku nga infektimi me virusin e ri korona.

Fejsbuku njoftoi se kanë gjetur trolle të huaja që vazhdimisht kanë publikuar përmbajtje nga „Natural Neës“, ueb-faqe për luftë kundër vaksinimit, që shpesh publikon teori të rrejshme të komplotit për virusin korona për 5G dhe Bill Gejtsin. Ato, gjithashtu, publikuan përmbajtje nga ueb-faqet simotra në – „NeësTarget“ dhe „Brighteon“, në tentim për të rritur në mënyrë artificiale vizitimin e tyre.

„I larguam këto faqe për spam dhe sjellje joadekuate, e jo për shkak të përmbajtjeve që i publikuan. Ata i mashtruan njerëzit për shkak të popullaritetit të publikimeve të tyre dhe mbështeteshin në “ferma për përmbajtje” në Maqedoninë e Veriut dhe Filipinet“, thuhet në kumtesën e Fejsbukut.

Nga Fejsbuku njoftuan se aksionet janë pjesë e zbatimit rutinor kundër rrjeteve spam.

Në mesin e sjelljeve të tjera joadekuate, „Natural Neës “ e publikuan përmbajtjen e tyre me frekuencë të pazakonshme të lartë të vizitave, duke tentuar që t’i evitojnë kufizimet, me çka në mënyrë efikase i tërhoqën alarmet për spam në Fejsbuk, njoftoi kompania.

Faqja zyrtare e „Natural News“ në Fejsbuk, është ndaluar nga Fejsbuku vitin e kaluar, por kjo faqe iu shmang ndalesës duke publikuar përmbajtje në grupet për dezinformata të brenduar në „Amazing Cures“ dhe „GMO Dangers“, në të cilat kishte gjashtëqind mijë ithtarë. Pas zbulimit të manipulimeve me platformë të huaj në Fejsbuk, kompania ua ndaloi të gjithë shfrytëzuesve të publikojnë linqe nga „Natural Neës “ dhe faqet e saj simotra në tërësi në faqen më 19 maj.

Natural Neës është  ueb-faqe në pronësi dhe menaxhim të Majk Adams, shitës i shtesave në të ushqyerit, të njohur me emrin “Renxheri shëndetësor (The Health Ranger)“. Operacioni i Adamit është përhapje tejet më e keqe e dezinformatave shëndetësore përmes internetit, thuhet në analizën e En-Bi-Si Njuz.

Vitin e kaluar, ueb faqja ishte nikoqire e artikujve për karcinomin në internet. Artikulli në prill “Industria për kancer nuk kërkon ilaç; ata janë tepër të zënë me bërjen e parave“, që e promovonte teorinë e pabazuar të komplotit se “Big Farma”, fshehë një ilaç të njohur për t’i mbajtur njerëzit të sëmurë, kishte 5,4 milionë shpërndarje, komente dhe reagime, kryesisht në Fejsbuk, sipas të dhënave të mbledhura përmes Buzz Sumo kompani për analiza në media sociale.

Gjatë punës së saj 25 vjeçare, Natural News ishte nikoqire e mijëra artikujve të cilët refuzojnë konsensus shkencor, promovojnë kurime të rrejshme dhe përhapin teori të komplotit.

Artikujt e tij gjithashtu i përmendën shkencëtarët dhe mjekët për shqetësim dhe dhunë. Në prill, në këtë faqe kishte 3,5 milionë “shikues”, sipas kompanisë për analitikë në internet, Similar Web.

Natural Neës ishte i ndaluar nga Fejsbuku në qershor të vitit 2019 për shkak të përdorimit të “informacioneve të gabuara ose të pasakta” për tërheqjen e vizitave, thuhet në kumtesën e Fejsbukut. Ata në atë kohë kishin thuajse 3 milionë ithtarë.

„Është tepër gjatë”, tha Dejvid Gorski, onkolog nga universiteti shtetëror Vejn, i cili shkruan për dezinformata lidhur me shëndetin dhe pseudo-shkencën në ueb-faqen Science based Medicine.

„Natural Neës dhe Majk Adams ishin të dëmshëm për diskursin publik për shkencë, mjekësi dhe gjithashtu edhe politikanë, si Aleks Xhons, të cilit i pëlqen shumë“.

Adamsi nuk iu përgjigj kërkesës për koment, por u përqendrua në ndalesën e ueb-faqes së tij, duke e quajtur “djegie të librit digjital”, ndërsa i fton lexuesit të ankohen në “Fejsbuk” dhe të parashtrojnë padi për të drejta qytetare në Ministrinë e Drejtësisë.

Avaaz, organizatë aktiviste që udhëheqë fushatë kundër dezinformatës në internet, publikoi një studim në të cilin pohon se „Natural News“ kanë arritur lartësi të reja pas ndalesës fillestare vitin e kaluar me krijimin e nëngrupeve joformale që kanë përhapur dezinformata nëpër rrjetin e mediave sociale.

„Pasi që ndodhi pas marrjes përsipër, Natural Neës kanë arritur deri qindra milionë njerëz me përdorimin e faqeve që shtyjnë dezinformatë”, tha Luka Nikotra, hulumtues i Avaaz-it.

Hulumtimi i Avaaz-it zbuloi se përmbajtjet e „Natural News“ kanë pasur më shumë angazhim në „Fejsbuk“ sesa linqet deri te OBSH-ja dhe CDC-ja të kombinuara gjatë vitit të kaluar.

Nikotra e quajti hapin e Fejsbukut për ndalimin e Natural News „hap shumë të guximshëm dhe diçka e thjeshtë e rezervuar për spamerë”. Ai tha se është “i lumtur” me hapin e madh të “Fejsbuk”-ut që të rrënohet siç e quajti “dezinformatori serik” dhe shtoi se duhet bërë më shumë punë në mënyrë që të ruhen shfrytëzuesit të sigurt.

„Ajo që nevojitet është detoks i madh, zgjidhje sistemore për karantinë për dezinformatorë për shëndetin. Nëse këtë nuk e bëjnë gënjeshtrat dhe komplotet e tyre do të mund të ndotnin me miliona më shumë dhe të cenojnë përgjigjen globale ndaj Kovid-19, shprehet Nikotra. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close