BotëBotë.Portal

Treni del nga binarët në Melburn, dy persona të vdekur

Dy persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar kur treni me pasagjerë ka dalë nga binarët në Melburn, kumtoi policia australiane.

Sidnej, 20 shkurt 2020 (MIA) – Dy persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar kur treni me pasagjerë ka dalë nga binarët në Melburn, kumtoi policia australiane.

Aksidenti ka ndodhur dje, në rreth 50 kilometra nga Melburni.

Treni, në të cilin ndodheshin rreth 160 pasagjerë, udhëtonte nga Sidneji për në Melburn.

Gazeta “Ejxh”, duke u bazuar në Shërbimin për ndihmë të shpejtë, shkruan se pesë persona janë dërguar në spital, ndërsa disa të tjerë janë lënduar më lehtë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close