EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Treguesit në Francë janë të këqij, fati i epidemisë është në duart tona, pohon Zherom Salomon

 Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë së Francës Zherom Salomon, në mëngjesin e sotëm shfaqi shqetësim të konsiderueshëm në intervistën për radio Frans Inter. Sipas tij, treguesit lidhur me përhapjen e koronavirusit po përkeqësohen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. 

Paris, 14 gusht 2020 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë së Francës Zherom Salomon, në mëngjesin e sotëm shfaqi shqetësim të konsiderueshëm në intervistën për radio Frans Inter. Sipas tij, treguesit lidhur me përhapjen e koronavirusit po përkeqësohen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Shëndeti Publik i Francës bëri të ditur se më shumë se 2.600 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 janë identifikuar në vetëm 24 orë. Numra të cilat e shqetësojnë drejtorin e përgjithshëm për shëndetësi, Zherom Salomon.

“Sinjalet janë shumë shqetësues dhe gjendja po përkeqësohet javë pas jave. Por nuk ka fatalitet. Fati është në duart tona sepse sot kemi mjete për parandalim. Francezët i dinë, kjo është larja e duarve, respektimi i distancës prej një metër, mbajtja e maskës dhe mosbesim ndaj gjithçkaje që mund t’i rrezikojë ata: turma dhe ngjarjet e mëdha, ku distanca nuk mund të respektohet dhe ku e dimë se mundemi të kemi ekspozim të virusit”, tha ai.

Zheromi gjithashtu pohon se autoritetet franceze tani “kanë në dispozicion shumë në kapacitetet për ndjekje” në disa javët e ardhshme.

“Kapaciteti për testim u bë i rëndësishëm falë mobilizimit shumë të fuqishëm të laboratorëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë. Sot bëjmë rreth 100.000 teste në ditë, më shumë se 600.000 në javë. Kjo na mundëson më mirë ta ndjekim gjendjen sesa kur ishin në mars”, tha ai.

Sipas Shëndetit Publik të Francës, shkalla e pozitivitetit të testit ka qenë 2,3 për qind të enjten, 13 gusht. Në datën e Njëjtë, 233 klasterë ishin nën hetim (+28 për 24 orë), janë hospitalizuar 4864 pacientë (prej të cilëve 374 në trajtim intensiv dhe 18 raste të reja të vdekjeve janë regjistruar në spital në 24 orët e fundit). tg/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close