0_Web_AktualeKorrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Tre vjet e gjysmë burg për Pançevskin

Ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, sonte nga ana e Gjykatës së Velesit është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e ka publikuar gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit.

Veles, 4 gusht 2020 (MIA) – Ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, sonte nga ana e Gjykatës së Velesit është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e ka publikuar gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit.

Të akuzuarit Pançevski në dënimin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Vendimi me shpjegimin e plotë do t’i dorëzohet në burgun e Idrizovës.

Njëherësh është njoftuar se paraburgimi Pançevskit i hiqet me sjelljen e këtij aktvendimi.

Pançevski akuzohej se në vend të mënyrës elektronike, ai lëndët gjykatësve që kanë qenë të besueshëm ua ka ndarë në dorë. Kështu, ndërsa ka qenë kryetar i gjykatës, ka shpërndarë 40 lëndë dhe dy prej tyre janë raste në të cilat ka punuar edhe PSP-ja.

Ndryshe, Pançevski që nga 15 korriku është në paraburgim, pasi nuk ishte i disponueshëm për policinë për tre ditë, kështu që vetë është paraqitur në burgun e Shutkës. ad/fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close