EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Tre viktima gjatë një shkëmbimi zjarri në Kaliningrad

Gjithsej tre persona e humbën jetën gjatë të shtënave që ndodhën në Kaliningrad, Rusi, kumtuan autoritetet lokale, duke theksuar se arsyeja për sulmin me shumë gjasa është ndonjë mosmarrëveshje private

Kaliningrad, 16 shkurt 2020 (MIA) – Gjithsej tre persona e humbën jetën gjatë të shtënave që ndodhën në Kaliningrad, Rusi, kumtuan autoritetet lokale, duke theksuar se arsyeja për sulmin me shumë gjasa është ndonjë mosmarrëveshje private.

Sipas mediave ruse, sulmuesi me armë zjarri e vrau një burrë dhe një grua shtatzënë dhe e plagosi djalin e tyre 13- vjeçar i cili u hospitalizua.

Sulmuesi u përpoq të bëjë vetëvrasje, pas së cilës në spital ai iu nënshtrua lëndimeve.

Autoritetet lokale kumtuat se të shtënat kanë ndodhur në tregun qendror të qytetit dhe se i armatosuri me muaj ishte në konflikt me familjen të cilën e qëlloi me pushkë gjahu. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close