EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Tre vende kërkojnë nga BE-ja ndihmë ekonomike për Bjellorusinë

Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako të përkrahjes për Bjellorusinë në samitin, që do të mbahet këtë javë, publikoi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

Vilnus, 21 shtator 2020 (MIA) – Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako të përkrahjes për Bjellorusinë në samitin, që do të mbahet këtë javë, publikoi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

Sipas kumtesës së tre presidentëve, pakoja e propozuar është quajtur “përkrahje për Bjellorusinë demokratike”.

Një pjesë e marrëveshjes është përkrahje për reformat dhe diversifikimin e sektorit energjetik, si dhe për transicionin drejt ekonomisë liberale.

Kryeministri polak Mateush Moravjecki javën e kaluar deklaroi se vendi dëshiron që BE-së t’i ofrojë Bjellorusisë ndihmë financiare prej të paktën një miliardë euro, si pjesë e “Planit të Marshalit”. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close