BotëBotë.Portal

Tre ushtarë rus dhe disa pjesëtarë të forcave turke janë plagosur në një shpërthim në Idlib

Idlib, 14 korrik 2020 (MIA) – Tre ushtarë rusë dhe disa pjesëtarë të forcave turke janë plagosur në shpërthimin e një bombe të vendosur në rrugë në zonën e deeskalimit në provincën siriane Idlib.

Në komunikatën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se bomba është vendosur afër një patrullimi të përbashkët ruso-turk nga militantët sirianë.

Rusia pas shpërthimit e tërhoqi patrullën e saj përsëri në bazë.

Një automjet luftarak rus dhe një turk u dëmtuan në sulmin pranë qytetit Arih. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close