BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tre të vdekur në zjarret pyjore në Kaliforni

Tre persona janë vrarë në zjarrin pyjor në veri të Kalifornisë që ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, bënë të ditur zyrtarët.

San Francisko, 10 shtaot 2020 (MIA) – Tre persona janë vrarë në zjarrin pyjor në veri të Kalifornisë që ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, bënë të ditur zyrtarët.

Policia për media lokale tha se një nga viktimat ishte një shofer i cili ndoshta u përpoq të shpëtonte nga zjarri, raporton BBC.

Sherifi i Qarkut Bjut, në verilindje të San Franciskos, tha se trupat e dy personave u gjetën në një vend dhe një i treti në një tjetër.

Qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan ose u shkatërruan në një zjarr në verilindje të San Franciskos, thanë zjarrfikësit në një konferencë shtypi.

Zjarri kërcënon gjithashtu qytetin Paradajs të Kalifornisë, i cili u shkatërrua dy vjet më parë në zjarrin më të madh në historinë e shtetit, duke shkaktuar bllokime trafiku ndërsa qytetarët e panikosur u përpoqën të largoheshin.

Kalifornia është duke u përballur me më shumë se 20 zjarre, tre prej të cilave janë më të mëdhenjtë në historinë e saj.

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në zjarre që nga muaji i kaluar. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close