Korrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Tre të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në autostradën Tetovë-Shkup

Tre persona janë lënduar gjatë një aksident trafiku i cili ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00 në autostradën Tetovë-Shkup. Aksidenti ndodhi katër kilometra nga Tetova në drejtim të Shkupit

Tetovë, 10 janar 2020 (MIA) – Tre persona janë lënduar gjatë një aksident trafiku i cili ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00 në autostradën Tetovë-Shkup. Aksidenti ndodhi katër kilometra nga Tetova në drejtim të Shkupit.

“Në aksidentin e trafikut u përfshinë dy automjete, BMV me targa të Strumicës i drejtuar nga M.E. (27) nga Strumica dhe folksvagen golf me targa të Tetovës që e drejtonte L.A. (38) nga Tetova. Pas përplasjes shoferi i BMV-së pësoi lëndime të rënda trupore në brinjë, ndërsa shoferi i golfit dhe udhëtari tjetër A.A. (62) pësuan lëndime të lehta trupore”, informoi Marjan Josifoski nga SPB Tetovë.

Të tre të lënduarit janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm. Nëpunësit policor nga SPB Tetovë kanë kryer mbikëqyrje për t’i përcaktuar rrethanat e përplasjes së dy automjeteve. as/ls/fab

Back to top button
Close
Close