0_Maqedoni.PortalKronikë

Tre shtetas shqiptarë të dyshuar për tregti me drogë në Gostivar

Prokuroria themelore publike Gostivar ngriti procedurë kundër tre personave, shtetas shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes - kanë kryer vepër penale - prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve.

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Prokuroria themelore publike Gostivar ngriti procedurë kundër tre personave, shtetas shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes – kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve.

“Tre shtetasit shqiptarë, prej fillimit të muajit, furnizuan drogë narkotike dhe marihuanë, nga e cila një pjesë ishte e dedikuar për përdorim personal, ndërsa një pjesë për shitje personave të tjerë në rajonin e Gostivarit dhe fshatrave përreth”, kumtuan nga PTHP.

Gjatë bastisjes në dhomën në të cilën qëndruan të dyshuarit më 13 shkurt, siç cekën nga PTHP, nëpunësit policorë gjetën rreth 277 gramë marihuanë në disa qese najloni. Kontrolli i kryer tregoi se personat e moshës 28, 20 dhe 34 vjeç nuk realizuan hyrje legale përmes vendkalimit kufitar në territorin e shtetit.

“Prokurori kompetent publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore në Gostivar parashtroi Propozim për përcaktim të paraburgimit afatshkurtë për tre të dyshuarit. Gjykata e pranoi propozimin dhe të dyshuarve u caktoi paraburgim prej 48 orëve. Pas kompletimit të lëndës me rezultatet nga ekspertizat në vijim, Prokuroria themelore publike Gostivar do t’i parashtrojë Gjykatës propozim të ri për caktim të masës për sigurim të të dyshuarve”, kumtuan nga PTHP. ab/

Back to top button
Close
Close