Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Tre raste të reja për mosrespektim të orës policore

Tre persona në rajonin e Tetovës në periudhën nga ora 7 e mëngjesit dje deri në të njëjtën kohë sot nuk e kanë respektuar dhe e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar. Të tre u privuan nga liria dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë.

Tetovë, 16 prill 2020 (MIA) – Tre persona në rajonin e Tetovës në periudhën nga ora 7 e mëngjesit dje deri në të njëjtën kohë sot nuk e kanë respektuar dhe e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar. Të tre u privuan nga liria dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë.

“Për të gjithë do të përpilohen parashtresa sipas nenit 206 të Kodit Penal për ‘mosveprim në përputhje me rregullat shëndetësore gjatë epidemisë’, Gjatë kontrollit të 147 personave që kanë vendime për vetëizolim, nuk ka asnjë mosrespektim”, thuhet në kumtesën e sotëm të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë bërë kontrolle edhe të 153 njerëzve me vendime për izolim të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. as/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close