Korrespondentë MKDLajme nga komunatShoqëri

Tre raste të reja me Kovid-19 në Dibër, 40 persona aktivë në sëmundjen

Tre të sapoinfektuar me Kovid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Dibër i cili është numër identik i të sapoinfektuarve me atë të dy ditëve më parë.

Dibër, 18 shtator 2020 (MIA) – Tre të sapoinfektuar me Kovid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Dibër i cili është numër identik i të sapoinfektuarve me atë të dy ditëve më parë.

“Me tre rastet e fundit të diagnostikuara, vetëm këtë muaj kemi 24 të sapoinfektuar. E qartë se do të ketë raste të reja, nëse marrim parasysh numrin e njerëzve që paraqiten në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër me simptoma të virusit të rrezikshëm. Sigurisht, ekziston shpërfillje masive e masave të mbrojtjes, veçanërisht nga popullata e re”, thonë nga Qendra për Shëndet Publik në Dibër.

Ata tregojnë se pavarësisht thirrjeve, grupimi i të rinjve, veçanërisht në kafene, vazhdon “me vetëdije ose pa vetëdije, nga atje ata transmetojnë virusin tek prindërit e tyre, gjyshërit kur kthehen në shtëpi”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, që me aktivitetin e tyre mbulon këtë njësi, tani është 275, nga të cilët 22 janë përfshirë në listën e të shëruarve, 14 janë të vdekur, ndërsa 40 janë aktivë në sëmundje.

Statistikat e policisë tregojnë se në 24 orët e fundit në këtë zonë, janë lëshuar katër gjoba pagese për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. bs/fab

Back to top button
Close
Close