BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Tre raste të reja me Kovid-19 dje në Kosovë, gjithsej 91 të infektuar

Instituti për shëndet publik i Kosovës (ISHPK) mbrëmë publikoi se,  nga hulumtimet e kryera gjatë ditës së djeshme, tre  pacientë  rezultuan pozitiv  me Kovid-19, pas së cilës shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në vend arriti 91, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 mars 2020 (MIA) –Instituti për shëndet publik i Kosovës (ISHPK) mbrëmë publikoi se,  nga hulumtimet e kryera gjatë ditës së djeshme, tre  pacientë  rezultuan pozitiv  me Kovid-19, pas së cilës shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në vend arriti 91, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tre personat, te të cilët të shtunën është konfirmuar prania e virusit,  sipas kumtesës së ISHPK-së janë infektuar nga kontaktet me personat të cilët paraprakisht  ishin të infektuar me koronavirusin e ri. Dy të sapoinfektuar janë nga Prishtina dhe një nga Podujeva.

Gjatë ditës së djeshme në laboratorinë  për mikrobiologji molekulare të ISHPK-së janë marrë 46 mostra të personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë të infektuar  me koronavirus, me çka numri i tërësishëm  i të testuarve nga 8 shkurti deri mbrëmë ka arritur 1.037.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dje shpalli se janë furnizuar 7.000 teste të reja për zbulimin e koronavirusit, ndërsa ka filluar edhe procedura për furnizim të dhjetë mijë të tjerave.

Nga 13 marsi, kur ishin regjistruar dy personat e parë të infektuar me virusin vdekjeprurës, në Kosovë janë evidentuar  një rast i shëruar dhe një i vdekur.  ia/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close