0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalShoqëri

Tre persona vdiqën, gjashtë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës

- Tre persona vdiqën ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar në një shpërthim të bombolës me gaz në një shtëpi familjare në fshatin Romanovcë të Kumanovës, kumtoi SPB Kumanovë.

Kumanovë, 23 shkurt 2020 (MIA) – Tre persona vdiqën ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar në një shpërthim të bombolës me gaz në një shtëpi familjare në fshatin Rramanli të Kumanovës, kumtoi SPB Kumanovë.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 10:00  në shtëpinë e Sh.A. në fshatin Rramanli. Nga shpërthimi i bombolës me gaz është shkaktuar zjarr  nga  i cili vdiqën tre persona në vendin e ngjarjes,  ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar  në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës ku u janë konstatuar lëndimet trupore.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve ata janë dërguar në Qendrën urgjente  Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe ekipi i inspektimit të SPB-së Kumanovë të cilët janë në terren dhe do t’i konfirmojnë arsyet e fatkeqësisë.

Nga Njësia e zjarrfikësve konfirmuan se kanë intervenuar në zjarrin e shtëpisë në fshatin Rramanli. Te ata zjarri  është paraqitur në orën 10:10, pas së cilës zjarrfikësit menjëherë e kanë shuar zjarrin deri në orën 11:10. am/sa/

foto MIA arkiv

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close