0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Tre persona të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën e vjetër Tetovë- Shkup

Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18 e 15 minuta në rrugën e vjetër të Tetovës drejt Shkupit. Që të tre janë lënduar për shkak të përplasjes së kamionit me automjetin.

Tetovë, 16 janar 2020 (MIA) – Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18 e 15 minuta në rrugën e vjetër të Tetovës drejt Shkupit. Që të tre janë lënduar për shkak të përplasjes së kamionit me automjetin.

“Janë përplasur automjet i tipit ‘mercedes’ me tabela të Tetovës i drejtuar nga H.A (48) nga Reçica e Madhe dhe automjetit ‘opel korsa’ të cilin e ka vozitur M.B i lindur në vitin 2001 nga Saraqina. Të dy shoferët dhe bashkudhëtari në opelin B.S i lindur në vitin 2000 njëjtë nga Saraqina kanë marrë lëndime të rënda trupore”, ka njoftuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB- Tetovë.

Që të tre pas ndihmës së ofruar në Spitalin e Tetovës për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në Klinikat e Shkupit. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes nga SPB- Tetovë për t’u zbuluar arsyet e aksidentit. as/fab

Back to top button
Close
Close