Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Tre persona të lënduar në aksidentin në Strumicë

Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dy më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në ora 07:40 në rrugën rajonale Strumicë- Novo Sellë, mes fshatrave Dabillë dhe Bosillovë, njofton NjTKZ- Strumicë

Strumicë, 15 shkurt 2020 (MIA) – Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dy më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në ora 07:40 në rrugën rajonale Strumicë- Novo Sellë, mes fshatrave Dabillë dhe Bosillovë, njofton NjTKZ- Strumicë.

Në aksidentin kanë marrë pjesë tre automjete “tojota korolla”, “shevrolet spark” dhe “reno tvingo”. Nga fuqia e goditjes një automjet është djegur, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin të lënduarin prej aty.

Në nxjerrjen e të lënduarve, zjarrfikësit madje kanë përdorë mjet special hidraulik.

Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekipi mbikëqyrës i policisë së Strumicës. rt/fab/

Back to top button
Close
Close