BallkanBallkan.Portal

Tre persona llogariten si të zhdukur gjatë përplasjes së një cisterne me varkë për peshkim në Turqi

Në ujërat e Detit të Zi në afërsi të Stambollit, në mëngjes janë përplasur një cisternë e cila ka lundruar nën flamurin rus dhe një varkë turke peshkimi.

Stamboll, 10 janar 2020 (MIA) – Në ujërat e Detit të Zi në afërsi të Stambollit, në mëngjes janë përplasur një cisternë e cila ka lundruar nën flamurin rus dhe një varkë turke peshkimi.

Gjatë përplasjes varka e peshkimit është fundosur, ndërsa Zyra e guvernatorit të Stambollit ka njoftuar se tre shtetas të Turqisë llogariten si të zhdukur, ndërsa tre të tjerë janë shpëtuar.

Në kërkimet e të zhdukurve janë angazhuar edhe zhytës.

Anija ruse “Glard 2” ka lundruar nga Rostov në Don deri në Izmir në pjesën perëndimore të Turqisë.

Për shkak të mjegullës së dendur me kohë është mbyllur Ngushtica e Bosforit, ka njoftuar në Tuiter, Zyra e guvernatorit të Stambollit. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close