EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Tre ministre austriake me mbrojtje fizike, pas kërcënimeve në Internet

Tre gra anëtare të Qeverisë austriake kohë më parë iu ekspozuan kërcënimeve në Internet, pas çka morën edhe sigurim personal.

Vjenë, 21 gusht 2020 (MIA) – Tre gra, anëtare të Qeverisë austriake kohë më parë iu ekspozuan kërcënimeve në Internet, pas çka morën edhe sigurim personal.

Së pari, kërcënime me vdekje iu drejtuan ministres së Drejtësisë, Alma Zadiq, më pas kërcënime mori edhe ministrja për Integrime, Suzana Rab, tani për tani në situatë të njejtë të ndodhet edhe ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Taner.

Ministrja Taner iu ekspozua sulmeve ofenduese, seksuale nga një austriak, i cili e kërcënoi atë me vdekje. I dyshuari u gjet, ndërsa ministrja mori siguri shtesë, si personale, ashtu edhe në shtëpinë e saj.

Kërcënimet iu bënë pasi që Taner në murin e saj në Fejsbuk vendosi kumtim nga parlamenti. Vetëm disa minuta më vonë, një austriak 35-vjeçar i shkroi një seri komentesh përplot me urrejtje, me kërcënime të qarta për vdekje. Shërbimi sekret ushtarak dhe Shërbimi federal për luftë kundër terrorizmit menjëherë u kyçën në gjetjen e personit i cili kërcënonte dhe së shpejti konstatuan se për kë bëhet fjalë. Kundër tij, thuhet, është parashtruar padi penale. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close