BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tre militantë të vrarë gjatë këmbim zjarrit në pjesën indiane të Kashmirit

Tre kryengritës, përfshirë edhe liderin e tyre, janë vrarë gjatë këmbim zjarrit me forcat e sigurisë të Kashmirit të cilët janë nën kontroll të Indisë, kumtoi policia, lajmëroi DPA.

Shrinagar, 19 shkurt 2020 (MIA) – Tre kryengritës, përfshirë edhe liderin e tyre, janë vrarë gjatë këmbim zjarrit me forcat e sigurisë të Kashmirit të cilët janë nën kontroll të Indisë, kumtoi policia, lajmëroi DPA.

Një ekip i përbashkët indina i armatës dhe policisë kreu operacion për gjurmim të terrenit në rajonin Pulvama, pasi që morën informata zbuluese për prani të militantëve në rajon.

“Kryengritësit hapën zjarr ndaj ekipit të sigurisë, me ç’rast e shtyu të reagojë”, deklaroi një polic lokal anonim.

“Militantët e vrarë u identifikuan si kuadro të Hizbul Muxhahedin, grupi më i madh militant që operon në Kashmir.

Një prej tyre, Jehangir Rafik Vani, sipas unifromës ishte komandanti i tyre rajonal, shtoi oficeri i policisë dhe shtoi se tek forcat e sigurisë nuk ka të lënduar.

Armë, municion dhe granata janë gjetur në vendin ku ndodhi këmbim zjarri.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë janë në rrezik të madh në Xhama dhe Kashmir që prej momentit të heqjes së statusit të tyre special, në gusht të vitit të kaluar.

Në pjesën indiane të Kashmirit, që nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar po zhvillohet kryengritje separatiste në të cilën deri më tani janë vrarë dhjetëra mijë njerëz.

India vazhdimisht pohon se Pakistani i mbështetë militantët në Kashmir, akuzë të cilën Islamabadi e mohon, duke i quajtur ata luftëtarë të lirisë, sqaron DPA. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close