Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Tre kërçovarë nga klubi i futbollit “Renova” nga Tetova janë negativ në testin e koronavirusit

Tre kërçovarë nga klubi i futbollit "Renova" nga Tetova janë negativ në testin e koronavirusit, informon trajneri nga Kërçova i angazhuar në këtë klub Behar Ukali.

Kërçovë, 1 qershor 2020 (MIA) – Tre kërçovarë nga klubi i futbollit “Renova” nga Tetova janë negativ në testin e koronavirusit, informon trajneri nga Kërçova i angazhuar në këtë klub Behar Ukali.

“Familjarë, miq dhe bashkëqytetarë pas shumë telefonatave dhe shqetësimeve të shprehura me rastin e konfirmimit të rastit pozitiv me Kovid 19 në klubin e futbollit ‘Renova’, më lejoni t’u njoftoj se unë Behar Ukali, Valon Neziri dhe Florian Kadriu jemi negativ dhe sipas rekomandimeve të kompetentëve mbetemi të izoluar dhe jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë trajneri Behar Ukali. rz/sn/

Back to top button
Close
Close