Lajme nga komunatShkup

Transporti publik prej nesër do të funksionojë si zakonisht, sipas itinerarit të së shtunës

Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) Shkup informon se prej nesër transporti publik do të funksionojë si zakonisht, përkatësisht pa kufizim kohor (prej 05:00 deri më 24:00, varësisht nga linja).

Shkup, 26 maj 2020 (MIA) – Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) Shkup informon se prej nesër transporti publik do të funksionojë si zakonisht, përkatësisht pa kufizim kohor (prej 05:00 deri më 24:00, varësisht nga linja).

Autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të reduktuar.

Nga NQP informojnë se prej orës 06:00 deri në orën 19:30 do të punojnë pikat shitëse të biletave në Qendrën e transportit, në QTQ, afër Postës, në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Lisiçe të Re, Bunjakovec, pikat shitëse të biletave në Tregun e Gjelbër, afër tregut në Butel, në Maxhari, Kisella Vodë, Draçevë, si dhe pikat shitëse afër NQP Drejtoria, në lagjen Dame Gruev, në Saraj, afër Shtëpisë ë shtypit dhe në Karposh 4.

Në periudhën e njejtë do të punojnë edhe qendrat për personalizim në Autokomandë (afër Fakultetit të Pylltarisë), Aerodrom, Karposh 2, në Bit Pazar dhe në Qendrën e transportit.

Prej orës 6:00 deri në orën 13:00 do të punojnë pikat shitëse të biletave afër kinemasë së vjetër në Butel, Lisiçe, Radishan dhe në Hekuranë. Në periudhë të njejtë do të jenë të hapura qendrat për personalizim në Vllae dhe në hapësirat e NPQ Turs (Muri i qytetit).

Nga NPQ përkujtojnë se edhe më tutje nuk vlejnë biletat pa pagesë të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe transporti falas për persona të moshuar (gratë 62 vjeç, burrat 64 vjeç) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Edhe më tutje do të hiqen tre linjat e autobusit (25, 25A dhe 25B), që qarkullojnë deri në Vodno të Mesme, linja turistike “Siti tur”, ndërkaq nuk punon as Teleferiku, informojnë nga NQP. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close