0_Sport,PortalFutboll

Transferim në verë: Sanço nga Borusia Dortmundi në Mançester Junajted

Ylli i Borusia Dortmundit, Xhejdon Sanço gjatë verës mund të transferohet në Mançester Junajted, shkruan "Skaj sporti" gjerman. Futbollisti, i cili mars do të mbush 20 vjet, me muaj është cak i "djajve të kuq" dhe është para kthimit në Angli prej nga (Mançester Siti) para tre sezoneve e pranoi ofertën e "milionerëve".

Dortmund, 12 shkurt 2020 (MIA) – Ylli i Borusia Dortmundit, Xhejdon Sanço gjatë verës mund të transferohet në Mançester Junajted, shkruan “Skaj sporti” gjerman. Futbollisti, i cili mars do të mbush 20 vjet, me muaj është cak i “djajve të kuq” dhe është para kthimit në Angli prej nga (Mançester Siti) para tre sezoneve e pranoi ofertën e “milionerëve”.

Gazeta vlerëson se vlera e transferit nuk do të jetë më e vogël se 120 milionë funta, por shfaqi pritjen se për Sançon, ndërkohë, do të paraqiten edhe klube të tjera të interesuara. Drejtori i Borusia Dortmunit Mihael Zorc para pak kohe potencoi se klubi nuk ka marrë ofertë për Sançon dhe i është përgjigjur me buzëqeshje kur është pyetur për lojtarin.

Sanço në këtë sezon arriti 15 gola dhe shënoi 17 asistime në 29 ndeshje për Borusia Dortmundin. Ajo që pritet është veprimi zyrtar i Ole Gunar Solskjer dhe Mançester Junajtedit të cilët duan të ngrisin më shumë pluhur rreth transferimit të futbollistit të ri, me atë edhe çmimin e tij. sn/

Back to top button
Close
Close