BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi: Shpërthimi në Bejrut është shkaktuar nga ndonjë lloj bombe

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se gjeneralë të armatës amerikane i kanë transmetuar se shpërthimi në Bejrut në të cilin jetën e humbën 78 persona, është shkaktuar nga një lloj bombe.

Uashington, 5 gusht 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se gjeneralë të armatës amerikane i kanë transmetuar se shpërthimi në Bejrut në të cilin jetën e humbën 78 persona, është shkaktuar nga një lloj bombe.

“Kam takuar disa nga gjeneralët tanë të mëdhenj dhe duket se ata mendojnë se kjo nuk është ngjarje e shkaktuar nga një shpërthim në fabrikë … Duket se ata mendojnë se është sulm. Ishte një lloj bombe”, tha Tramp.

Disa persona zyrtar libian paraprakisht deklaruan se shpërthimi në depon në portin e Bejrutit me siguri është shkaktuar prej 2.750 tonë amoniakut, i cili atje është ruajtur me vite pa rregulla sigurie. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close