BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi premtoi se do ta shqyrtojë amnistimin e Snoudenit

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp në konferencë për shtyp deklaroi se "me kujdes do ta shqyrtojë" amnistimin e mundshëm të Eduard Snoudenit, ish zbulues amerikan i cili në vitin 2013 zbuloi se qeveria e SHBA-së i spiunon qytetarët e vet. 

Uashington, 16 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp në konferencë për shtyp deklaroi se “me kujdes do ta shqyrtojë” amnistimin e mundshëm të Eduard Snoudenit, ish zbulues amerikan i cili në vitin 2013 zbuloi se qeveria e SHBA-së i spiunon qytetarët e vet.

Snoudeni, i cili pas publikimit të dokumenteve jeton në ekzil në Rusi, tha se do të donte të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – por vetëm nëse gjykohet në mënyrë të drejtë.

“Shumë njerëz mendojnë se duhet të sillem ndaj tij më ndryshe, ndërsa njerëz të tjerë mendojnë se ai ka bërë shumë punë të këqija”, tha presidenti dhe shtoi: “Këtë do ta shqyrtoj shumë seriozisht”.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me atë që e ka thënë presidenti amerikan gjatë fushatës së tij zgjedhore në vitin 2016, kur Trampi tha për Snoudenin: Mendoj se ai është një tradhtar total dhe unë do të merresha me  të në mënyrë të  vrazhdë. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close