0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Trampi paralajmëroi sanksione të reja ekonomike për Iranin për shkak të sulmeve ndaj bazave në Irak ku ka ushtarë amerikanë (video)

- Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi sot  sanksione të reja ekonomike kundër Iranit pas sulmit iranian me raketa ndaj bazave në Irak ku janë të vendosur ushtarë amerikanë.

Uashington, 8 janar 2020 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi sot  sanksione të reja ekonomike kundër Iranit pas sulmit iranian me raketa ndaj bazave në Irak ku janë të vendosur ushtarë amerikanë.

“Si përgjigje për agresionin iranian, SHBA-ja urgjentisht vendos sanksione ekonomike shtesë për regjimin iranian”, theksoi Trampi. Presidenti amerikan kishte sot deklaratë të veçantë nga Shtëpia e Bardhë.

“Si përgjigje për agresionin iranian, SHBA-ja menjëherë do të vendos sanksione ekonomike shtesë për regjimin iranian. Duart e Sulejmanit ishin të përgjakura, edhe nga amerikanët dhe nga iranianët. SHBA-ja menjëherë do të vendos sanksione shtesë për regjimin iranian. Ata do të mbesin derisa Irani nuk e ndryshon sjelljen e tij. Një kohë të gjatë, shtetet e toleruan sjelljen destruktive dhe destabilizuese të Iranit – ato ditë përfunduan, ishte kategorik Trampi.

Presidenti amerikan shtoi se përderisa është shef i shtetit, ai nuk do të lejojë që Teherani të ketë armë bërthamore.

Trampi tha se kishte dëm minimal dhe nuk ka viktima amerikane dhe irakiane në sulmet e sotme iraniane ndaj bazave në Irak ku janë të vendosur edhe ushtarë amerikanë. Sipas tij, viktimat ishin larguar përmes sistemit për paralajmërim të hershëm.

“Fushata e juaj e terrorit më nuk do të tolerohet, iu drejtua ai regjimit iranian, i cili sipas liderit amerikan është “sponsor udhëheqës i terrorizmit i cili e kërcënon botën e civilizuar”.

“Irani duhet të heq dorë nga ambiciet e tij bërthamore dhe t’i japë fund mbështetjes për terrorizëm”, insistoi Trampi, duke e quajtur gjeneralin iranian Kasim Sulejmani të vrarë nga SHBA-ja si “terrorist suprem”.

“SHBA-ja nuk dëshiron ta përdorë fuqinë e saj ushtarake, fuqia ekonomike është metoda më e mirë për pengim”, tha presidenti.

Sipas tij, forcat amerikane janë të gatshme për gjithçka, por tani për tani duket se Irani tërhiqet.

“Duket se Irani po tërhiqet, që është mirë për të gjitha palët dhe punë shumë e mirë për botën”, tha Trampi.

Ai tha se pasi e ndërmori funksionin president, SHBA-ja ishte bërë e pavarur për nga energjia.

“Ne jemi prodhuesi i parë i naftës dhe gazit natyror në botë. Ne jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftë nga Lindja e Afërt”, tha ai.

Trampi iu bëri thirrje Britanisë së Madhe, Kinës, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë që të punojnë për marrëveshje të re me Iranin. Gjithashtu ai paralajmëroi se nga NATO-ja do të kërkojë pjesëmarrje më aktive në proceset aktuale në Lindjen e Afërt.

Pas paraqitjes 10-minutëshe, Trampi nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, por dërgoi porosi deri te qytetarët iranianë, duke iu dëshiruar të ardhme të ndritur.

“Ne dëshirojmë që të keni të ardhme të ndritur  të cilën e meritoni. Prosperitet në shtëpi dhe harmoni me kombet e botës. SHBA-ja është e gatshme që të pranojë paqe me secilin që e kërkon atë”, tha në fund Trampi. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close